I Sigurt në Gjumë

Si te rrisim mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve tanë është ndoshta një nga mendimet më të shpeshta që ka ҁdo prind. Po gjumi i bebit? Si mundet të sigurohemi që foshnja jonë është e sigurt dhe kur e vëmë të flej?  Ҁdo vit në Amerikë vdesin më shumë se 3500 foshnja për shkak të një gjumi të pasigurt!   Ҁfarë duhet të bëjmë ne si prindër për të siguruar një gjumë të sigurtë për fëmijët tanë si dhe për të shmangur SIDS -Sindroma e Vdekjes së Papritur tek Foshnjat?  Studimet më të fundit nga Akademia e Pediaterve në Amerikë rekomandojnë disa gjëra kyc në parandalimin e SIDS dhe një gjumi të sigurt për të vegjlit tanë ndër to janë:

Ndani dhomen tuaj me bebin!

Foshnjat duhet të flenë në të njëjtën dhomë gjumi si prindërit e tyre, ndarja e dhomës me prindin zvogëlon rrezikun e SIDS tek foshnjat deri në 50%.  Rekomandimet më të fundit të Akademise së Pediatrise në Amerikë thonë që foshnjat duhet të ndajnë dhomën e gjumit të prindërve të tyre për të paktën gjashtë muajt e parë deri në vitin e parë të jetës.

Bebi fle në kurriz dhe JO me bark ose anash!

Foshnja duhet të flej GJITHMON I SHTRITË NË SHPINË TË TIJ në një sipërfaqe me dyshekë të fortë. Dhe gjatë gjumit të drekës duhet që foshnja deri në një vjec të flejë në shpinën mbi një sipërfaqe të fortë dhe të sheshtë. Nëse foshnja vendoset në gjumë me barkë kjo gjë e vë në rrezik për mbytje ose mbinxehje dhe rrit mundësinë e SIDS -Sindroma e Vdekjes së Papritur tek Foshnjat.

Ju duhet gjithmon ta vendosni bebin tuaj në gjumë me shpinë dhe të bëni kujdes veҁanërisht midis moshës 3 -6 muaj kur foshnja juaj fillon të mësoj të rrotullohet vetë nga stomaku në shpinë dhe nga shpina në bark. Foshnjat zakonisht mund fillojnë të rrotullohen midis muajit të 3-të dhe 6-të por mund të ndodhë më herët (ose më vonë), kështu që mbajeni me vëmendje.

Bebi fle më i sigurt në një dyshek të fortë dhe pa lodra rreth tij!

Shmangni përdorimin e shtratit të butë, me shumë batanijet, jastëkët dhe lodrat e buta. Krevati ku bebi juaj fle duhet të jetë i zbrazur nga të gjitha gjërat e panevojshme. Foshnjat janë në rrezik të shtuar për Sindromen e Vdekjes se Papritur  midis moshës 1 dhe 4 muaj, provat e reja tregojnë se shtrati i butë vazhdon të paraqesë rreziqe për foshnjat që janë mbi 4 muaj e sipër.

Ushqyeni bebin tuaj me gji!

Ushqyerja me gji rekomandohet gjithashtu si një ndihmë në uljen e rrezikut të SIDS.

Vendosni një ҁuҁ gjatë gjumit! 

Përdorimi i një ҁuҁi gjatë gjumit (biberoni fallso) gjithashtu sipas studimeve ul rrezikun e vdekjes se papritur tek foshnjat, tregojnë studimet e Akademise Amerikane te Pediatreve.  

Referenca: 

Rekomandimet në këtë artikull janë marr nga protokollet e rejat të nxjerra nga Akademia e Pediaterve Amerikanë, https://www.aap.org/en-us/about-the-aap/aap-press-room/Pages/American-Academy-of-Pediatrics-Announces-New-Safe-Sleep-Recommendations-to-Protect-Against-SIDS.aspx

Scroll to Top