Rreth nesh
Ne ekzistojmë për të ndihmuar nënat të lulëzojnë
Historia jonë
Themeluar në vitin 2019, filluam si një hapësirë ku nënat e reja mund të mblidheshin për ushtrime fizike dhe klasa prenatale. Gjatë pandemisë së COVID-19, ne mbyllëm ndërtesën tonë dhe tani fokusohemi në vizita në shtëpi dhe klasa prenatale në vende të ndryshme rreth Tiranës.
E ardhmja jonë
Ne shpresojmë të arrijmë më shumë nëna të reja në Shqipëri, për të siguruar që çdo familje të ndihet e edukuar dhe e mbështetur gjatë lindjes dhe ushqyerjes me gji.
Planifikojmë të rritim ekipin tonë dhe shërbimet tona për të ofruar më shumë mundësi për nënat në Shqipëri dhe jashtë saj, për të gjetur informacionin dhe kujdesin që u nevojitet për të pasur një zhvillim të suksesshëm.
Vizioni
Misioni
Lizi është nga Amerika dhe ka jetuar në Tiranë për rreth 18 vjet. Ajo ka shërbyer si anëtare e bordit dhe tani, si drejtore e Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës për 9 vjet.
Lizi ka pasion fuqizimin e nënave dhe t’i ndihmojë ato të mësojnë të kujdesen mirë për veten dhe familjen e tyre. Ajo jeton në Tiranë me burrin dhe fëmijët e saj. Ka lindur tre fëmijët e saj në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Jam e angazhuar të shoh prindërit e rinj dhe bebat të përparojnë këtu në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Jam falenderuese që mund t’ju ndihmoj që të rriteni në gëzimin dhe vetëbesimin në rolin tuaj të ri!
Njihuni me ekipin tonë
Mami
Anne është një mami dhe punonjëse sociale. Ajo ka punuar si mami për më shumë se 10 vjet dhe vjen nga Gjermania. Anne është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Ajo ka jetuar në Shqipëri për 5 vjet dhe ka pasion të ndihmojë nënat të marrin informacionin e saktë lidhur me lindjen dhe ushqyerjen me gji në këtë sezon të veçantë të jetës.
Specializuar në:
- Vizita në shtëpi
- Ushtrime shtatzënie
- Klasa prenatale
- Ndihmë për ushqyerjen me gji/Vizita në shtëpi
Infermiere, Konsulente për ushqyerjen me gji, Menaxhere
Bethany vjen nga Amerika dhe ka jetuar në Shqipëri dhe Kosovë për më shumë se 3 vite. Ajo është infermiere, konsulente për ushqyerjen me gji dhe pëlqen të ndihmojë nënat të realizojnë synimet e tyre për ushqyerjen me gji. Bethany ka pasion rreth ushqyerjes me gji për shkak të avantazheve që ka për beben, familjen dhe shoqërinë. Ajo është e martuar me një shqiptar dhe e adhuron jetën në Tiranë!
Specializuar në:
- Vizita në shtëpi për ndihmë me ushqyerjen me gji
- Klasa prenatale
- Përmbajtje në media sociale
Ne jemi këtu për t'ju mbështetur!
Duke u përgatitur bashkë për lindjen dhe duke mësuar të kujdeseni për një të porsalindur,
ne jemi pranë jush me strategji të provuara dhe ndihmë praktike për t'ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja.