Shpesh njerëzit e përshkruajnë lindjen si një kohë të gëzimit, arritjeve, krenarisë dhe të sjelljes së një fëmije të ri në botë. Dhe pse shumica e nënave mundet të perjetojnë të gjitha përsa mësipër, arritja në atë pikë mund të jetë e gjatë, e dhimbshme dhe rraskapitëse, dhe ndonjëherë mënyra e lindjes nuk ishte aspak ashtu siç e dëshiruam apo parashikonim.
Përvojat e lindjes ndryshojnë shumë nga një individ në tjetrin, dhe madje edhe nga një lindje në tjetren – thjesht pyesni këdo që ka pasur më shumë se një fëmijë. Nëse pyesni çdo grua që cili është plani i saj i lindjes, ka të ngjarë të ketë një skenar mjaft të drejtë përpara. Duke pasur parasysh që çdo lindje është kaq e ndryshme, dhe që mund të ndodhin gjëra që janë jashtë kontrollit tonë – si mundet ta përgatisim veten psikologjikisht për lindje?Ka disa gjëra që janë të dobishme për t’u mbajtur në mend kur mendoni për lindjen e ardhshme të foshnjës tuaj.
1. Nuk ka një mënyrë të vetme që është e duhura apo e drejtë ’për të lindur! Do të bëni atë që ndihet mirë për ju në atë kohë dhe vetëm atëherë kur të gjendeni në atë situatë dhe të provoni procesin e lindjes, do të dini se çfarë është vërtet.
2. Klasat prenatale mund të jenë shumë të dobishme për t’ju ndihmuar të dini dhe kuptoni cilat janë opsionet tuaja kur lindni (p.sh. lehtësimi i dhimbjes, pozicionet e lindjes) dhe mënyra të ndryshme që mund të trajtoni fazat e procesit të lindjes. Sidoqoftë, vetëm kur të gjendeni në atë situatë do të dini vërtet se çfarë ndjehet më mirë, prandaj tregohuni të hapur për këtë dhe përgatituni “ti merrni gjërat sic ju vinë”.
3. Gjërat mund të ndodhin përtej kontrollit tonë që nuk janë faji i askujt! Eshtë e rëndësishme të mbani mend se gjërat mund të ndodhin gjatë procesit të lindjes që mund të mos jenë ashtu siç e kishim planifikuar, shpresuar ose parashikuar, dhe në shumicën e rasteve këto janë situata që janë jashtë kontrollit tonë. Për shembull, foshnja mund të arrijë herët, foshnja mund të kthehet në një pozicion të vështirë për lindje natyrale, presioni juaj i gjakut mund të rritet ose të bjerë – këto janë vetëm disa shembuj të numrit të gjërave që mund t’i ndodhin kujtdo, ato janë jashtë kontrollit tonë dhe nuk janë për faji të askujt. Nëse kjo ju ndodh, mundohuni të jeni mendje hapur. Gjatë procesit të lindjes, drejtohuni nga profesionistët tuaj të shëndetit që janë më të aftë për të vlerësuar situatën në atë kohë, dhe mbështetuni në përvojën e tyre për të menaxhuar ardhjen e sigurt të foshnjës tuaj.Eshtë e rëndësishme të diskutoni mjekun tuaj planin e lindjes por mos harroni se ndërsa kjo mund të jetë lindja juaj ideale, gjërat mund të ndodhin që çojnë në një ndërhyrje ose përfundim të ndryshëm. Gjithashtu, në rastet kur mund të ketë më shumë ndërhyrje, kohëzgjatja e rikuperimit mund të jetë më e madhe – fizikisht dhe / ose mendërisht.
4. Përqendrohuni në qëllimin përfundimtar. Pavarësisht se çfarë ndodh, ose sa afër ose larg përvoja juaj e lindjes përfundon nga idealet tuaja ose nga plani juaj i lindjes – fokusi është lindje e sigurt për ju dhe fëmijën tuaj, jeni gjithnjë bashkëpunues me profesionistët e shëndetit për ta bërë këtë të ndodhë.
Në Tiranë ju mundet të gjeni klasa prenatale në qendrën MamiCare! Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni në adresat e qendrës MamiCare në instagram dhe facebook @ MamiCareAlbania ose në adresen e emailit hello@mamicare.al* Referenca: COPE. (2020). How To Prepare Yourself for Birth. [online] Available at: https://www.cope.org.au/preparing-for-birth/birth/ [Accessed 20 Jan. 2020].