Si prind ose si kujdestar, ju do të shqetësoheni shumë sapo fëmija juaj të sëmuret. Gjithmonë është e rekomandueshme që të konsultoheni me pediatrin tuaj kur fëmija juaj preket nga ndonjë sëmundje, por gjithashtu është e rëndësishme të dini që ka disa sëmundje të zakonshme tek foshnjat dhe shumë prej tyre mund të shërohen me ilaçe pa recetë ose me doza të shëndetshme.
Po paraqesim një listë të sëmundjeve më të zakonshme që shfaqen në vitin e parë të jetës së fëmijëve.
Problemet me frymëmarrjen
Sëmundjet e frymëmarrjes shfaqen shpesh gjatë vitin e parë të jetës së foshnjave. Në fakt pothuajse një e tretat e shtrimeve që ndodhin në vitin e parë të jetës janë si pasojë e problemeve në sistemin e frymëmarrjes si ftohja, kollitjet, gripi, bronkiti etj. Këto janë më të përhapura gjatë sezonit të ftohtë të dimrit, por mund të shfaqen në çdo kohë të vitit.
Croup – është një infeksion viral që shkakton inflamacion në rrugët e frymëmarrjes duke krijuar kështu vështirësi gjatë frymëmarrjes. Mund të shfaqet si një kollë e zakonshme, por me tipare të kollës së thatë.
RSV – shpesh ngatërrohet me gripin, për shkak të simptomave të ngjashme. Ky shtë një virus që prek mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes. Foshnjat me këtë virus zakonisht fishkëllejnë ose bëjnë zhurmë kur marrin frymë.
Bronkiti – shumë fëmijë mund të marrin bronkiolit (një infeksion viral që prek mushkëritë) para se të mbushin dy vjeç. Shenjat e bronkiolitit janë zënia e vrimave të hundës, frymëmarrje të shpejtë, e cekët dhe fishkëllimë gjatë frymëmarrjes.
Infeksionet e veshit
Çdo prind dhe kujdestar duhet të jetë i përgatitur për dhimbjen e veshit dhe infeksionet e veshit gjatë vitit të pare të jetës së foshnjës. Në fillim, një infeksion i veshit mund të jetë i vështirë për t’u zbuluar, sepse në të vërtetë nuk mund ta shihni infeksionin, por shpesh mund të shoqërohet me ethe dhe mund të shfaqet në fillim të një të ftohti. Infeksionet e veshit mund të jenë mjaft të dhimbshme, kështu që fëmija juaj mund të qajë, të tërheqë ose të fërkohet në veshin e tij, ose të tregojë shenja të tjera shqetësimi. Dhimbja e veshit është një simptomë kryesore e një infeksioni në vesh, por mund të shkaktohet gjithashtu edhe si pasojë e të ftohtit. Nëse gjatë konsultimit me pediatri, ai vë rë që kemi të bëjmë me një infeksion zakonisht përdoren antibiotikët.
Diarre dhe të vjella
Diarreja dhe të vjellat janë të zakonshme tek foshnjat, por nuk është e lehtë të shikosh se sa vuajnë fëmijët gjatë kësaj periudhe. Një gjë është e sigurt: Kur fëmija juaj ka diarre, do ta kuptoni menjëherë. Ndryshe nga jashtëqitja në ditë të zakonshme, diarreja është më e holluar me ujë, e shpeshtë dhe me erë më të fortë se zakonisht. E njëjta gjë është dhe për të vjellat. Është e vërtëtë që foshnjat shpesh përshtyjnë, por është dukshëm ndryshe rasti kur ai vjell. Do të vini re që fëmija është më i tënsionuar dhe më i nervozuar kur vjell. Pështymja zakonisht nuk shqetëson shumicën e foshnjave, por të vjellat do ta dëmtonin atë. Diarreja dhe të vjellat mund të shkaktohen nga infeksione bakteriale, infeksione virale, helmime ushqimore ose alergji apo ndjeshmëri ushqimore. Konsultohuni gjithmonë me pediatrin tuaj nëse foshnja juaj ka diarre ose po vjell, por gjithashtu duhet të kini kujdes për këto shenja të dehidrimit që mund të ndodhin nga diarreja ose të vjella:
- Urinë e verdhë ose e errët
- Sytë e fundosur
- Letargji
- Gojë e thatë
Skuqja nga pelenat
Një nga problemet më të zakonshme në fëmijëri është skuqja nga pelenat. Fatmirësisht, kjo nuk është një gjendje serioze dhe zakonisht trajtohet lehtë. Kur bëhet fjalë për shkaqet e skuqjes së pelenave, ekzistojnë tre faktorë të zakonshëm: Infeksioni, acarimi ose alergjia.
Infeksioni mund të ndodhë në zonën e pelenave nëse fëmija juaj është në një pelenë të lagur për shumë kohë. Ka një substancë në pelena që është krijuar për t’i ndaluar ato të rrjedhin, por fatkeqësisht, kjo substancë gjithashtu mund të bllokojë lagështirën, duke lejuar që bakteret të rriten. Lëkura e foshnjës suaj mund të irritohet gjithashtu nga fërkimi i pelenës në lëkurën e tij, duke shkaktuar skuqje. Së fundmi, alergjitë ushqimore mund të shkaktojnë një reagim që rezulton në acarim ose skuqje të lëkurës në zonën e pelenave.
Të konsutoheni shpesh me pediatrin tuaj gjatë vitit të parë të jetës së foshnjës është plotësisht e kuptueshme. Gjithmonë është e rëndësishme të konsultoheni më pediatrin kur fëmija juaj përjeton dhimbje ose siklet, por të paturit informacion për këto sëmundje të zakonshme gjatë vitit të parë të jetës është hapi i parë drejt shëndetit të mirë dhe foshnjave të lumtura.
Ky artikull eshte marre nga Babysparks dhe perkthyer ne shqip nga MamiCare Albania. Te gjitha te drejtat e autoresise i perkasin BabySparks.