Dikush mund të thotë se çdo lloj ritmi është normal në jetën e foshnjës suaj
Foshnja juaj mund të dëshirojë të ushqehet me gji disa herë në orë ose çdo tre orë.
Sa herë që mësoheni me ritmin e foshnjes tuaj , ai zakonisht ndryshon ritmin.
Të gjithë foshnjat janë individuale, por ju mund të gjeni disa ngjashmëri me fëmijën tuaj kur mendoni rreth orareve të foshnjës.
Është shumë e zakonshme që nga ora 9 e mëngjesit deri në 16 pasdite foshnja mund të jete e lumtur dhe e kënaqur ushqehet me gji, fle, zgjohet,belbezon dhe luaj me ju dhe i përsërit të gjitha.
Ju mund të jeni të kënaqur me kete ritm te bebit tuaj ushqehet, pi dhe flej dhe është e lehtë të jesh me fëmijën tënd.
Diçka mund të ndryshojë kur mbrëmja të arrijë në orën 16:00-19:00…
Fëmija juaj mund të mos jetë aq bashkëpunues më dhe të mos përqendrohet në ushqyerjen me gji, gjumin, etj.
Fëmija juaj mund të mos kënaqet duke qenë në dysheme, ulur ose në prehrin tuaj sic kenaqej me pare dhe ju mundeni ndiheni në mëdyshje si nënë.
Mos u shqetesoni dhe mbani mend nese ju jeni e stresuar bebi e ndjen edhe ai do jete i grindur.
E gjithë kjo sjellje e shqetësuar është normale, fëmija juaj fillon të bëhet më të lodhur.
Si mund ta ndihmoni beben tuaj të kaloj këtë fazë?
Ju mund ta ndihmoni foshnjen tuaj duke përgjumur, duke kënduar, duke dëgjuar muzikë, duke lëkundur, duke e mbajtur fëmijën tuaj në krah ose e shtirë në një karroce.
Nëse foshnja juaj është i uritur ushqejë me gji ose nese është i përgjumur , lëreni fëmijën ta bëjë këtë.
Pra eshte prishur ritmi i zakonshem qe bebi kishte por ju jeni nëna personi që e njeh më shumë bebin ju do arrni serisht të gjeni ritmin tjeter të një routine të mire për bebin dhe për ju si mami.
Deri sa bebi të rifitoj një ritem tjeter mbrëmjet mund të bëhen shumë të vështira, ju lutemi kërkoni ndihmë nga njerëzit tuaj të afërt vecanerisht bashkëshorti.
Kur të dy prinderit përfshihen plotësish në kujdesjen e bebit procesi bëhet me i lehtë dhe me i sukseshëm shumë përfitues edhe për beben se ka dy persona që po kujdesen edhe për mamin që ka ndihme dhe nje person me shumë për te kuptuar ndryshimet e papritura që po ndodhin
Në orën 19:00-22:00 fëmija juaj zakonisht fillon të ushqehet me gji dhe dëshiron të ushqehet me qumështin tuaj.
Kjo mund të zgjasë me orë të tëra dhe ju mund të ndiheni e raskapitur duke u ulur në një divan. Eshtë shumë e rëndesishme që kur ju do ushqeni foshnjen tuaj me gji duhet të jeni ulur dhe pozicionur në një vend të rehatshem që nuk ju lodh apo jep dhimbje mesi sepse ushqzerja mund të zgjase.
Fëmija juaj po krijon melatonin natyral nga qumështi juaj i cili ndihmon fëmijën tuaj të ketë ritëm të mire në një ditë dhe natë.
Në këtë pikë ju mund të bëni gjera si: lexoni libra, të shikoni filma dhe thjesht të pushoni ndërsa fëmija juaj është duke pire gji.
Atëherë është koha që fëmija juaj të fillojë të flejë. I duhen 15-30 minuta që një fëmijë të arrijë në gjumë të thellë në mënyrë që të mund ta ngrini foshnjen tuaj dhe ta vendosni në shtrat më pas.
Zakonisht foshnjat flenë 3-5 orë në këtë pike. Kjo është koha kur duhet te pushoni edhe ju.
Kur shkoni për të fjetur në të njëjtën kohë me fëmijën tuaj, të dy ritmet tuaja të natës fillojnë të sinkronizohen dhe është më e lehtë për ju të zgjoheni natën.
Ndonjëherë foshnjat janë përsëri të shqetësuar në orët e para në orën 01:00-06:00.
Ju mund dëshironi të ushqeni me gji me shpesh edhe në çdo orë foshnjen tuaj dhe ndonjëherë të jeni zgjuar.
Ju nuk mund beni ritmin e një foshnjeje të vogël, por ju vetëm mund t’i bëni netët më të lehta.
Zakonisht pas muajit te trete foshnjet e vendosin nje ritm.
Mbajeni fëmijën pranë dhe përqafoni dhe ushqeni fëmijën tuaj me gji, por është më mirë të mos i mbani dritat ndezur apo të flisni me bebin tuaj. Në këtë mënyrë fëmija juaj mësohet të flejë gjatë natës. Nëse fëmija juaj fle gjatë natës, nuk është aq keq sepse ju jep mundesi të pushoni edhe ju.
Fëmija juaj mund të zgjohet në ditën e re në orën 06:00-09:00. Nëse ndiheni të lodhur dhe nuk keni të tjera detyra, mund të jetë një ide e mirë të ndërroni pelenën, t’i jepni gji fëmijës dhe më pas të bëni një sy gjumë së bashku. Kur zgjoheni përsëri, dita e re fillon dhe ju mund të jeni të kënaqur, të lumtur.