Dita juaj e parë me foshnjën tuaj do të jetë emocionuese! Në orët e para të lindjes mjekët dhe infermierët e ekzaminojnë bebushin për të siguruar që ai të jetë i shëndetshëm – dhe do t’ju mësojë gjërat e domosdoshme të kujdesit për të. Të dish se çfarë duhet të presësh do ta bëjë këtë kohë të veçantë dhe ju ndihmon ju të ndiheni më e gëzueshme dhe më pak e stresuar.
Pikezimi i testit Apgar është metoda e shpejtë dhe e parë gjithëpërfshirëse e cila kontrollon shëndetin e bebit në orët e para të jetës. E ideuar si një ‘sistem‘ ai bazohet në 5 elemente kryesore, duke i vlerësuar me pikë secilën në varësi të aftësisë për t’iu përgjigjur kontrollit nga mjeku pediatër;
1. Ngjyra
2. Rrahjet e zemrës
3. Reflekset
4.Frymëmarrja
5.Fuqia e muskujve
Që bebja të marrë “pikët absolute” pra të ketë secilin parametër në gjendjen optimale shikohet nëse:
• Ngjyra e trupit është tërësisht rozë
• Rrahjet e zemrës të jenë më tepër se 100/minutë
• Aktiviteti trupor të përfshijë të qara dhe tërheqje aktive të pjesëve të trupit
• Frymëmarrja të dallohet konstante dhe normale
• Muskulatura e mirë të shikohet nëpërmjet lëvizjeve të shpeshta të gjymtyrëve truporë
Çfarë do të thotë rezultati i foshnjës sime?
Një foshnjë që shënon 7 ose më shumë në testin APGAR konsiderohet me shëndet të mirë. Një rezultat më i ulët nuk do të thotë që fëmija juaj është i sëmurë. Kjo do të thotë që fëmija juaj mund të ketë nevojë për një kujdes të menjëhershëm mjekësor, siç pastrimi i rrugëve të frymëmarrjes ose dhenia e oksigjeni për ta ndihmuar atë të marrë frymë më mirë. Bebet e shëndetshëm ndonjëherë kanë një rezultat më të ulët se zakonisht, sidomos në minutat e para pas lindjes. Një rezultat pak i ulët (veçanërisht në 1 minutë) është i zakonshëm, veçanërisht në foshnjat e lindura:
- pas një shtatzënie me rrezik të lartë
- përmes një lindje me operacion c-section
- pas një lindjeje të komplikuar
- një lindjeje para kohe
Në 5 minuta pas lindjes, testi jepet përsëri. Nëse rezultati i një fëmije ishte i ulët në fillim dhe nuk është përmirësuar, ose ka shqetësime të tjera, mjekët dhe infermierët do të vazhdojnë çdo kujdes të nevojshëm mjekësor. Foshnja do të monitorohet nga afër.
Po sikur fëmija im të ketë një rezultat të ulët?
Shumë foshnje me rezultate të ulëta janë krejtësisht të shëndetshme dhe pa asnje problem ne vazhdim pasi përshtaten me jetën jashtë mitrës.
Nëse mjeku ose mamia juaj shqetësohet për rezultatin e foshnjës tuaj, ai ose ajo do t’ju njoftojë dhe do t’ju shpjegojë se si po shkon fëmija juaj, çfarë mund të shkaktojë probleme (nëse ka), dhe çfarë kujdesi po jepet.
Çfarë tjetër duhet të di?
Ky test nuk ishte krijuar për të parashikuar shëndetin, sjelljen, inteligjencën, personalitetin ose rezultatin afatgjatë të foshnjës. Ai u krijua për të ndihmuar ofruesit e kujdesit shëndetësor të tregonin gjendjen e përgjithshme fizike të një të porsalinduri në mënyrë që ata të mund të vendosnin shpejt nëse foshnja kishte nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor.
Me kohën që të përshtaten me mjedisin e ri dhe me çdo kujdes të nevojshëm mjekësor, shumica e foshnjave bëhen shumë mirë. Pra, në vend që të përqendroheni në një numër, thjesht shijoni beben tuaj!
Referencat:
Gavin, MD, M., 2018. What Is The Apgar Score? (For Parents) – Nemours Kidshealth. [online] Kidshealth.org. Available at: <https://kidshealth.org/en/parents/apgar.html#:~:text=Apgar%20stands%20for%20%22Appearance%2C%20Pulse,Appearance%20(skin%20color)> [Accessed 3 September 2020].