Jetesa Aktive Gjate Shtatezanise

Gjatë shtatzënisë gratë munden dhe duhet të lëvizin shumë. Lëvizja favorizon qarkullimin e gjakut dhe vepron kundër tensionit nervor. Gjatë shtatzënisë rekomandohet aktivitet fizik i moderuar, por një grua duhet të konsultohet gjithnjë me mjekun e saj për t’u siguruar se është në rregull me ushtrimet fizike që po kryen. Disa femra në rrezik të lartë për komplikacione mund të kenë nevojë për të shmangur, ose kufizuar aktivitetin fizik. Të qënit aktiv të kërkon pak më shumë përpjekje gjatë shtatëzanisë. Ti mund të lodhesh pak më shumë se më përpara. Bebi juaj është rritur dhe kjo të kërkon energji. Trupi yt gjithashtu ndryshon, gjë e cila të ndikon cfarë ti mundesh të bësh. Ti nuk duhet të kapërcesh të rrahurat specifike të zemrës qe i korrespondon moshës tuaj, nivelit të aktivitetit aktual dhe peshës

Në përgjithësi, për gratë një aktivitet mesatar fizik është një ide e mirë, nëse ndjekim këto udhëzime:Të zgjedhim aktivitete të sigurta si psh:

  • gjimnastikë e lehtë dhe ushtrime specifike për shtatëzana (fiskulture prenatale)
  • ecja me këmbë në natyrë
  • noti

Gratë shtatzëna duhet të shmangin: ski, ngjitje në lartësi dhe kalërimi, etj.

Ushtrimi i moderuar është çelësi për të qëndruar në formë gjatë shtatzënisë. Aktiviteti fizik gjatë shtatëzanisë mund të cojë në :

  • Më pak stres
  • Më shumë energji
  • Më shumë energji për bebin tuaj
  • Një gjendje më të mirë të trupit
  • Një shtim peshe të shëndetshme
  • Më pak rezik gjatë zhvillimit të shtatëzanisë-në lidhje me diabetin dhe tensionin e lartë
  • Një rikuperim më të shpejtë pas lindjes

Një grua shtatzënë duhet të ndaloj ushtrimin nëse ajo ndihet e turbulluar, e këputur, e mbi nxehur, ose ka dhimbje.  Gjithashtu, është e rëndësishme për ta filluar çdo seancë me një nxehje të ngadaltë dhe pastaj ta përfundojnë me një periudhë ftohje.

KUJDES!  Gjatë shtatëzanisë duhen evituar qëndrimet në ambientet e nxehta të cilat mund të sjellin hipertermi fetale, shtatëzanat duhet të qëndrojnë sa më shumë në ambjente të freskët dh të pijnë shumë ujë, rekomandohet të pijnë të paktën një gotë 250 ml me ujë për çdo gjysmë ore stërvitje.  Në përgjithësi gratë duhet të pijnë rreth 8 gota ujë në ditë.

Në dy muajt e fundit të shtatëzanisë është më mirë që ushtrimet fizike të jenë ushtrime qetësimi dhe frymëmarrje për tu përgatitur për aktivitetin e lindjes. Ju mund të praktikoni aktivitetet si meditimi, vizualizimi, dhe frymëmarrje e thellë. Ato mund të reduktojnë nivelin e stresit tuaj dhe të jenë të dobishme gjatë dhimbjeve të lindjes dhe gjatë lindjes,dhe të ulin intesitetin e dhimbjeve.

Jo të gjitha aktivitetet janë të sigurta gjatë shtatëzanisë. Aktivitetet me intesitet të lartë dhe ngritje peshash të rënda ,të cilat mund të shkaktojnë dështimin apo lëndojnë ju vetë duhet patjetër të shmangen!

Kur ju ushtroheni , dëgjoni trupin tuaj dhe  dini kur të ndaloni!

*Reference:

Artikulli pasqyron fragmente të shkeputura nga: Saraçi, S., Gjikopulli, A., Nika, D., Beba, D., Dibra, M. and Ceka, N., 2011. Bazat E Ushqyerjes Ushqyerja E Gruas Shtatzënë – Manual Për Punonjësit E Kujdesit Shëndetësor Parësor. 1st ed. Tirane: Ministria e Shendetesise, UN, MDGF.

Downs, D. S., Chasan-Taber, L., Evenson, K. R., Leiferman, J., & Yeo, S. (2012). Physical activity and pregnancy: Past and present evidence and future recommendations. Research Quarterly for Exercise and Sport, 83(4), 485-502. doi:10.1080/02701367.2012.10599138

Scroll to Top