Shumica e “gurëve” të zhvillimit të fëmijëve, si zvarritja, të ecurit këmbadoras, të folurit janë një gëzim i vërtetë për prindërit. Dalja e dhëmbëve mund të jetë dhe emocionues, por edhe një udhëtim i ashpër. Është shumë e adhurueshme kur shikon atë buzëqeshje klasike tek i vogli juaj me dy dhëmbë, por arritja deri atje mund të jetë e dhimbshme për të.
- Dalja e dhëmbëve është një moment historic shumë emocionues . Dhëmbët e parë tek shumica e foshnjave shfaqen rreth muajve 4-6 , çifte dhëmbësh : dy dhëmbë lartë dhe dy poshtë .
- Proçesi i daljes së dhëmbëve është i ndryshëm për çdo fëmijë. Disa mund ta kalojnë pa asnjë problem ndërsa disa të tjerë mund të kenë simptoma të tilla si :
- Mishra të kuq, të fryrë ose të butë
- Dëshira për të brejtur ose përtypur çdo gjë
- Probleme me gjumin
- Ndryshim në stilin e të ngrënit.
Presioni dhe i ftohti ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve që vijnë si pasojë e daljes së dhëmbëve.
Prindërit mund t’i qetësojnë këto simptoma duke i lënë fëmijët e tyre të përtypin materiale të pastra të ftohta ose unaza dhëmbësh të rekomanduara nga dentisti.
Këshillohet që të mos përdorni xhelëra për qetësimin e mishrave të dhëmbëve.
Flisni me pediatrin tuaj përpara se të përdorni xhelëra të tillë qetësues për fëmijën tuaj.
Kur fillon dalja e dhëmbëve ?
Fëmija juaj ka lindur me një grup të plotë të dhëmbëve të qumështit, të vendoosur poshtë mishit të dhëmbëve. Te shumica e foshnjave dhëmbët e parë shfaqen kur janë midis 4-6 muaj. Tek disa foshnja dhëmbët fillojnë të dalin më herët dhe tek disa foshnja të tjerë mund të mos ketë asnjë dhëmbë deri në moshën 1 vjeçare ose më vonë. Nëse shqetësoheni për kohën e daljes së dhëmbëve tek fëmija juaj, mund të konsultoheni me pediatrin tuaj ose me një dentist.
Dhëmbët e qumështit zakonisht shfaqen në çifte dhe në të njëjtin rend për të gjithë fëmijët . Në fillim dalin dy dhëmbët poshtë, pastaj dy dhëmbët e sipërm, më pas dhëmbët anësor. Deri në moshën dy vjeçare, shumicës së fëmijëve u kanë dalë të 20 dhëmbët e qumështit . Shoqata Amerikane e stomatologjisë paraqet një tabelë me informacion të rëndësishëm që tregon renditjen dhe moshës e përafërt në të cilën shfaqen dhëmbët e qumështit.
A shoqërohet dalja e dhëmbëve më simptoma ?
Çdo foshnje është ndryshe përsa i përket daljes së dhëmbëve. Disa fëmijë e kalojnë atë pa probleme, disa të tjerë i kanë të gjitha simptomat e mundshme ndërsa disa të tjerë janë diku në mes.
Ju mund të vini re këto simptoma kur foshnjës suaj po i dalin dhëmbët e qumshëtit:
Mishra të kuq, të fryrë ose të butë
Dëshira për të brejtur ose përtypur çdo gjë
Probleme me gjumin
Ndryshim në stilin e të ngrënit (thithja e një shisheje ose ngrënia e trupave të ngurtë mund të irritojë ose të shqetësoj mishrat e dhëmbëve të foshnjes. Ai mund të hajë më shumë ose më pak gjatë këtij proçesi. )
Si mund të ndihmojmë në qetësimin e simptomave që shoqërojnë daljen e dhëmbëve ?
Për shumë foshnja që vuajnë nga simptomat e dhëmbëzimit, presioni dhe i ftohti mund të ndihmojë në lehtësimin e këtij shqetësimi.
Këto janë disa ide:
Lagni një leckë të pastër, vendoseni në një qese plastike dhe futeni në frigorifer për rreth një orë ose më shumë. Nxirni leckën dhe lëreni fëmijën tuaj ta përtyp atë. Material i leckës dhe temperatura e ftohtë mund të ndihmojnë.
Provoni një unazë dhëmbësh. Stomatogolët kanë tendencë të rekomandojnë unaza të ngurta dhëmbësh. Këto mund t’i vendosni në frigorifer. Modelet e mbushura me lëngje janë krijuar për tu ngrirë por nëse çahen ato mund të dëmtojnë dhëmbët e foshnjës.
Provoni të fërkoni butësisht me gisht të pastër ose në pjesën e pasme të një luge mishrat e fëmijës tuaj.
Po në lidhje me medikamentet ?
Medikamentet nuk rekomandohen tu jepen fëmijëve, veçanërisht nën moshën 2 vjeç pasi ato mund të shkaktojnë efekte anësore të rralla. Pra këto tableta mund të përmbajnë përbërës potencialisht të rrezikshëm për foshnjen tuaj.
Ndërsa aspirina mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, acetaminofeni dhe ibuprofeni zakonisht konsiderohen si ilaçe të sigurta për t’ia dhënë foshnjës suaj gjatë daljes së dhëmbëve. Duhet të konsultoheni me pediatrin tuaj përpara se ti jepni foshnjës suaj ndonjë ilaç.
Edhe para se të shfaqet dhëmbi i parë tek foshnja juaj, është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për higjenën e gojës së tij.
Referencat:
Ky artikull eshte perkthyer nga babysparks.com dhe eshte shqiperuar nga Mamicare. Babyspark gezon te gjitha te drejtat intelektuale te ketij artikulli