Kontakti lekurë më lëkurë është po aq e thjeshtë sic e dëgjon: të përqafosh pa rroba bebin në kraharorin tënd. Ёshtë një metodë shumë e lehtë dhe ka shumë benefite si për bebin edhe për nënën. Kemi tendencën për të thënë se kontakti lëkurë me lëkurë bëhet vetëm me mamat por shumë benefite vijnë edhe nga aplikimi i kësaj metode me baballarët ose prindërit adoptues gjithashtu.
Si e suporton zhvillimin e bebit kontakti lëkurë me lëkurë?
Kjo lloj metode përfshin:
Lidhjen
Një lidhje e ngrohtë dhe e besueshme me të paktën njërin prind është një nga bazat e zhvillimit optimal të bebes. Kontakti lëkurë me lëkurë është një mënyrë shumë e mirë për ta forcuar këtë lidhje të rëndësishme, sepse forcon ndjenjën e afërsisë dhe sigurisë për foshnjën tuaj ,sidomos në castet e para pas lindjes. Studimet tregojnë se bebat të cilat kanë kontakt lëkurë me lëkurë, janë më alert,kanë reagime më të mira ndaj faktorëve të jashtëm se fëmijët e tjerë.
Ushqyerja me gji
Shumë studime tregojnë se foshnjat të cilat bëjnë kontakt lëkurë me lëkurë me nënat e tyre ushqehen më mirë me gji sesa bebat e tjerë. Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon kontaktin lëkurë me lëkurë menjëherë pas lindjes për të gjitha foshnjat që ushqehen me gji. La Leche League International thotë se të realizosh kontaktin lëkurë me lëkurë që në ditët e para pas lindjes bën që ushyerja me gji të jetë pa probleme madje rrit sasinë e prolaktinës – një hormon ky që ndihmon trupin të prodhojë qumësht. Ky studim ka përfshirë dy grupe bebesh 1-16 javësh me probleme të kapjes së gjirit. Në një grup ishin përfshirë bebat të cilat bënin kontakt lëkurë me lëkurë gjatë ushqyerjes me gji dhe në anën tjetër ishin bebat e e veshura.
Funksionet e trupit
Kontakti lëkurë me lëkurë ndihmon për rregullimin e frymëmarrjes, rrahjet e zemrës dhe sheqerin në gjak.
Sistemi imunitar
Gjatë kontaktit lëkurë me lëkurë antitrupat kalojnë nga i rrituri tek fëmija. Kjo ndikon në sistemin imunitar të bebit duke e përforcuar atë për ta mbrojtur nga infeksionet.
Zhvillimi i shqisave
Kontakti lëkurë me lëkurë zhvillon sistemin shqisor të fëmijës tuaj specifikisht shqisën e të ndjerit.
Temperatura e trupit
Gjatë kontaktit lëkurë me lëkurë temperatura e gjirit i korrenspondon temperaturës së bebit duke e ngrohur atë ose duke e ftohur. Hulumtimet tregojnë se kur një mama është duke bërë kontakt lëkurë me lëkurë me binjaket e saj ,temperatura e secilit gji ndryshon në mënyrë të pavarur në varësi të asaj cfarë bebi ka nevojë.
Ndjenjat pozitive
Bebet që kryejnë kontakt lëkurë me lëkurë qajnë më pak se bebat që nuk e bëjnë një gjë të tillë. Një arsye është sepse ky kontakt ul kortisolin (një hormon stresi). Studimet tregojnë se kontaktet lëkurë me lëkurë që zgjasin më shumë se 60 min bëjnë që kortisoli të bjerë në mënyreë të konsiderueshme, kështu që nëse keni mundësi të strukeni për një kohë të gjatë dhe të bëni kontakt lëkurë me lëkurë BЁJENI!
Gjithashtu rrit nivelin e oksitocinës tek të rriturit-një hormon që gjeneron ndjenja positive/të mira dhe suporton lidhjen.
Benefite të tjera të kontaktit lëkurë me lëkurë për bebat prematurë.
Bebat të cilat lindin nënpeshë janë më të rriskuara ndaj infeksioneve dhe hipotermisë ,të cilat reduktohen nga kontakti lëkurë me lëkurë.
Si ta realizosh kontaktin lëkurë me lëkurë?
Thjesht hiq bluzën tënde, zhvish beben dhe lëri vetëm pelenën ,vendose atë mbi kraharorin tënd dhe mbuloje me një batanije ose carcaf. Koha e ushqyerjes me gji është koha perfekte për ta realizuar.
Referenca: Ky artikull është marrë nga Baby Sparks dhe është përkthyer në shqip.