Pas lindjes, shumë nëna përjetojnë ndryshime emocionale të njohura si Baby Blues. Kjo gjendje është shumë e zakonshme dhe prek shumicën e nënave gjatë ditëve të para pas lindjes.
Si shfaqet?
Një nënë mund të ndihet:
- Më e ndjeshme emocionalisht
- Të qajë pa ndonjë arsye të qartë
- E lodhur dhe e mbingarkuar
- E shqetësuar ose në ankth
- Me luhatje humori
Këto simptoma zakonisht fillojnë 2–3 ditë pas lindjes dhe zhduken vetvetiu brenda 1–2 javësh.
Pse ndodh?
Baby Blues lidhet kryesisht me ndryshimet hormonale pas lindjes, lodhjen, mungesën e gjumit dhe përshtatjen me rolin e ri të prindit.
Kur duhet të kërkoni ndihmë?
Nëse simptomat zgjasin më shumë se dy javë, përkeqësohen ose ndikojnë në kujdesin për veten dhe bebin, është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist shëndetësor, pasi mund të bëhet fjalë për depresion pas lindjes.




