Blog

A i dini cilat jane reflekset e te porsalindurve?

A i dini cilat jane reflekset e te porsalindurve?

REFLEKSET Shumica e aktivitetit të bebit tuaj në javët e para është refleksive. Refleksi më i dukshëm është ai i frymëmarrjes. Të porsalindurit marrin frymë për herë të parë, edhe pa u prerë ende kordoni i kërthizës, që ofron oksigjen. Kur ju fusni gishtin tuaj në gojën e bebit, ai e thith pa u menduar (refleksi i thithjes). Kur i bie drita mbyll sytë, sepse reflekset i thonë të bëjë kështu. Ai ka lindur me shumë përgjigje të tilla fizike jo të qëllimshme ndaj një ngacmimi të caktuar, disa prej të cilave do t’i ngelen për muaj të tërë, ndërsa të tjera largohen mbas disa javësh. Në disa raste reflekset kthehen në sjellje të vullnetshme. Për shëmbull bebi juaj ka lindur me refleksin e ‘’rrotullimit’’, që i lejon të kthejë kokën në drejtim të dorës, nëse i prekni faqen apo buzën. Kjo e ndihmon të gjejë thithin për të pirë. Në fillim ai kthen kokën nga një anë në anën tjetër, deri sa takon thithin dhe e kap. Mbas tre javësh ai vetëm kthen kokën dhe lëviz gojën në pozicionin e thithjes. Thithja është një refleks që para lindjes. Gjatë një ekografie të bërë gjatë shtatzanisë mund të shihni bebin […]

Lexoni më tepër

Kalkuloni datën e Lindjes (e përafërt) :

Cikli i fundit menstrual :

Data e mundshme e ngjizjes :

( rreth 2 jave pas ciklit të fundit )

Mosha e fetusit :

Javë Ditë

Rangu i datës për Translucencën Nukale: :

( 12 javë e 3 ditë - 13 javë e 3 ditë )

19 javë/data e testit morfologjik : :

Data e përafërt (40 javë) :

On , you will be javë ditë shtatëzënë.

Data e kaluar e ekografise dhe mosha e fetusit në atë ditë: :

Javë Ditë