Le të themi të vertetën – bebeve jo gjithmonë ju pëlqen ndërrimi i pelenave! Qëndrimi shtrire e qetë pa lëvizur mund të jetë shumë i mërzitshëm kështu është shumë e zakonshmë që bebet të grinden, bërtasin apo qajnë kur vjen koha për të vënë një pelenë të pastër. Fatmirësisht ka mënyra se si mund ta bëjmë kohën e ndrrimit më argëtuese dhe më pak acaruese. Më poshtë mund të gjeni disa teknika që përfshijnë shqisat e ndryshëm e që mund ti integroni për të qetësuar të voglin tuaj dhe t’ju ndihmojnë për ta kryer procesin me sukses!
Këshilla që ndërrimi i pelenave të bëhet më i thjeshtë.
Besojuni lodrave të preferuara
Kur vjen koha e ndërrimit të pelenave, merrni lodrën e tyre te preferuar apo arushin që të fokusohen aty ndërkohë që ju vazhdoni punën e ndërrimit. Këto teknika bazohen të shpërqendrimi dhe stimulimi, kështu lodra e tyre e preferuar është një pikë fillimi fantastike pëe të rifokusuar energjinë e bebit. Mbaj një kuti me lodrat apo arushat e preferuar afër tavolinës së ndërrimit – kjo mund ta bëj procesin e vështirë të ndërrimit pak më të rehatshëm.
Këndo një këngë
Bebi yt e do shumë zërin tënd, pavarësisht aftësive të tua vokale 😊 ! Shikimi në sy ndërkohë që i këndon një këngë është një mënyrë e shkëlqyer që siguron stimulin auditor dhe visual. Provo këngë të dnryshme për cdo ndrrim, por ki parasysh se këngët ritmike sjellin gjithashtu benefite të mëdha në zhvillimin e bebit!
Bëhu pak qesharake
Bërja e dickaje qesharake është komedi e artë për një bebe dhe një shpërqëndrim fantastik gjatë kohës së ndërrimit të pelenave. Fshihu pas pelenës, gudulisi barkun, bëj zëra apo fytyra qesharake… cfarëdo që të kesh mundësi që ti tërheqësh vëmendjen. Realizimi I një teatri komik ndërkohë që e ndërron kërkon shumë aftësi nga ana jote 😊, por ndihmon shumë në stimulimin dhe shpërqendrimin e bebit dhe ia heq mendjen nga ‘vuajtja’ e pelenës.
Përdor gjëra vizuale
Lodra të varura, dekorimi I dhomës me imazhe me ngjyra, apo përdorimi I dritave lëvizëse janë të gjitha mënyra fantastike për të stimuluar bebet. Dritat e dorës të vogla, të sigurta, të bëra për fëmijë të vegjël, janë fantastike për kohën e ndërrimit. Një dritë dore bebi nuk është vetëm një object që bebi mund të luajë e ta mbajë, por shoë që bën drita është edhe një bonus I mirë për stimulimin visual!
Provo një mini masazh
Për këtë teknikë, është e rëndësishme që të sigurohni se kremi që do përdoret është jo-toksik dhe i përshtatshëm për bebet. Para se të vendosni një bebelinë të pastër, vendosja e kremit në lëkurën e tyre duke I bërë pak masazh mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të qetësuar bebin nëse duket I tejlodhur dhe I acaruar.
Ndërkohë që mund të duket sikur ndrrimet e bebelinës janë një pjesë përmanente e jetës sënde, kujto se është një ritual që shumë shpejt do përfundojë dhe nuk do ta bësh përgjithmonë! Duke u përpjekur të integrosh këto teknika shqisore mund të të ndihmojë që ti bësh ditët e ndërrimit të pelenave pak më të lehta dhe të këndshme.
Artikulli është përkthyer dhe përhtatur nga BabySparks