Për personat që janë përpjekur të mësojnë një gjuhë ose një sport të ri gjatë moshës madhore, stimulimi i hershëm është shumë i rëndësishëm . Sigurisht nuk është kurrë vonë për të mësuar diçka të re por duhet më shumë përpjekje nga ana juaj për të mësuar një theks të ri ose një lojë të re sesa një person i cili i ka mësuar ato gjatë fëmijërisë.
- Stimulimi i hershëm përfshin aktivitete të lojës me foshnjën tuaj duke shtuar elemente të reja gjatë aktviteteve të përditshme. Bërja e kësaj ndihmon në hedhjen e bazave të zhvillimit për shumë aftësi që do ti shërbejnë gjatë gjithë jetës.
- Veçanërisht kjo gjë është e rëndësishme gjatë tre viteve të para të jetës, kur truri i fëmijës suaj zhvillohet me ritme shumë të shpejta.
- Përveç të tjerave kjo është e vërtetë për të gjithë ne sepse në vitet e para të jetës truri zhvillohet jashtëzakonisht shpejt dhe kjo përcakton gjithashtu cilat lidhje do të mbajë dhe cilat do të eliminojë. Përdorimi i përsëritur i bën lidhjet më të forta ndërsa lidhjet joaktive bëhen më të dobëta ose zhduken. Thënë ndryshe, truri do përshatet për të trajtuar më mirë çdo aftësi dhe situatë të re ndaj së cilës ekspozohet fëmija.
- Kjo nuk do të thotë që ju duhet të regjistroni fëmijën tuaj në kurse tenisi, pianoje para se ai të mbushë 1 vjeç. Nëse ju besoni në rëndësinë e stimulimit të hershëm mund të bëni shumë gjëra për ta ndihmuar atë të krijojë bazat që do ta ndihmojnë atë të arrijë potencalin e tij të plotë në çdo fushë që ai zgjedh të ndjekë më vonë në jetë.
- Për shëmbull, nëse ju stimuloni koordinimin dhe ekuilibin e tij ka shumë të ngjarë që ta ndihmojë atë për çdo sport që mund të zgjedhë në të ardhmen. Në mënyrë të ngjashme, stimulimi i aspekteve konjitive, sociale dhe shqisore të zhvillimit në vitet e para të jetës do të sjellë përfitime të shumëfishta për aspekte të ndryshme të jetës së tij.
Ta themi me thjesht, stimulimi i hershem duket si një lojë me fëmijën tuaj, por është një lojë e zgjuar dhe me shumë përfitime. Për shembull, nëse gjatë kohë së banjos ju i jepi fëmijës tuaj një grep të vogël dhe e mësoni që të peshkojë lodrat e tij, kjo do të ndihmojë në përmirësimin e aftësive të tij motorrike dhe kooridimin e duarve. Në këtë rast ju nuk po shpenzoni një kohë ekstra me fëmijën tuaj, por kjo gjë do të sjellë shumë përfitime për zhvillimin e tij.
Foshnjat stimulohen shumë edhe duke eksploruar mjedisin rrethues, kështu që ato kanë përfitime edhe kur ju i kushtoni një kohë të kufizuar psh, rreth 30-60 minuta. Stimulimi i hershëm jo vetëm që do të sjellë shumë përfitime gjatë gjithë jetës së fëmijës, por do ju ndihmojë që gjithashtu të kaloni një kohë cilësore me fëmijën tuaj gjatë muajve të parë të jetës.
Referencat:
Ky artikull eshte marr nga BabySparks dhe perkthyer ne Shqip nga MamiCare Albania. Te gjitha te drejtat e autoresise i perkasin BabySparks.