A e keni rifreskuar kutinë tënde të ndihmës së parë?

Imagjinoni një situatë ku fëmija juaj nuk po ndihet mirë. Nxehtësia e trupit po rritet dhe ti vrapon drejt kutisë së ndihmës së parë për të marrë termometrin. Dhe aty ndodh ajo që ti se pret… Termometri nuk është aty. Ti nxiton për të kërkuar se ku mund ta kesh lënë për herë të fundit, por je shumë e fokusuar dhe te temperatura e fëmijës tënd.
Këto situata na bëjnë të kuptojmë se duhet të jemi të përgatitur në çdo rast. Një kuti ndihme e rifreskuar ndoshta nuk të heq shqetësimin ama të jep sigurinë që ke mjetet e duhura në kohën e duhur. Ndaj më poshtë do iu tregojmë disa nga produktet kryesore që duhet të keni në kuti që janë thelbësore për shëndetin dhe qetësinë e familjes tuaj.


Për nënën:
Garza, fasha dhe dezifektues- sepse plagët, gërvishtjet dhe prerjet e vogla mund të jenë situata shumë të zakonshme në përditshmëri e sidomos kur keni fëmijë të vegjël
Analgjezik të sigurt- si paracetamoli i jep nënës mundësinë të kujdeset për veten kur ka dhimbje pa u shqetësuar për bebin
Termometri- për më pak ankth dhe vendime të qarta për ta monitoruar më shumë apo të kërkosh ndihmë mjekësore
Krem për plagë dhe thithkat- duke qenë se lëkura juaj mund të kalojë shumë ndryshime pas lindjes këto kremëra janë aleatët tuaj të vegjël që të sjellin lehtësim të madh
Kompresat- shpesh të nënvlerësuara por që janë zgjidhje efektive dhe e thjeshtë kur përballeni me dhimbje të ndryshme muskulare, bllokim të gjirit e deri te enjtet apo dëmtimet e vogla

Për bebin
Solucion fiziologjik- ndihmon në pastrimin e butë të hundës dhe në lehtësimin e frymëmarrjes te bebet
Gazrat sterile- për pastrimin e kërthizës sepse ofron sigurinë e duhur atëherë kur bebi ka nevojë për kujdes të veçantë
Krem pelenash- për mospërballje me irritimin e lekurës kremi i pelenave të vjen në ndihmë për parandalimin e skuqjeve duke u bërë si një shtresë mbrojtëse për lëkurën e bebit tuaj

Pra siç mund të keni kuptuar nga leximi i ketij blogu, kutia e ndihmës së parë nuk është vetëm nje aksesor ose një kuti thjesht me produkte. Kutia e ndihmës së parë është një përgatitje për momentet e pasigurta dhe mbështjetje për tu ndier sa më e qetë në momente paniku. Kur kujdesesh për të tilla detaje të vogla ke krijuar një ambient të sigurt për beben dhe familjen tënde. Ndaj shko dhe rifresko kutinë e ndihmës së parë për të qenë sa më të përgatitur!

Scroll to Top