Sa e rëndësishme është të konsumosh ujë gjatë shtatzanisë?

Përshëndetje mamushe,
Dëgjohemi përsëri sot për të diskutuar për një temë interesante, por që ndonjëherë anashkalohet.


Sa e rëndësishme është të konsumosh ujë gjatë shtatzanisë?


Pse në çdo konsultë që bëj me mamushet e reja e theksoj rëndësinë e hidratimit?


Dehidrimi mund të ndodhë shumë lehtë gjatë shtatzënisë. Arsyeja kryesore është se vëllimi i gjakut është më i lartë në shtatzani. Kjo do të thotë që keni nevojë për më shumë lëngje për të hidratuar trupin tuaj sesa kur nuk jeni shtatzënë. Mendohet që tremujori i parë është ai ku nevojat tuaja për hidratim nuk janë aq të mëdha ,sepse fetusi juaj në këtë fazë nuk është shumë i madh dhe nuk ka shumë nevoja për sa i përket hidratimit. Megjithatë, nga eksperienca ime personale, pas dy shtatzanive dhe eksperienca e shumë grave që përjetojnë të përziera të rënda gjatë shtatzënisë, mund t’ju them që hidratimi është i domosdoshëm.
Është shumë e vështirë të mbash diçka në stomak në këtë fazë , por uji ju ndihmon te ulni aciditetin e stomakut. Nëse nuk jeni në gjendje të mbani lëngjet, ju këshilloj të flisni me mjekun tuaj ose maminë për të parë se çfarë ndihme mendojnë se do të jetë më e mira.

Tremujori i dytë konisderohet si faza më e lehtë dhe e bukur e shtatzënisë. Shumica e grave ndihen më mirë për sa i përket të përzierave. Tremujori i tretë është faza që është shumë e rëndësishme për të qëndruar të hidratuar. Nëse nuk jeni duke e hidratuar siç duhet trupin tuaj, do të keni kontraktime të rreme të lindjes që mund të jenë të dhimbshme.


Mbase po mendoni, ok Eralda, faleminderit tani jemi zyrtarisht të frikësuara. Si ta dalloj a jam apo sjam e dehidratuar?


Për këtë do flasim tani.


Ngjyra e urinës: Indikatori kryesor i dehidratimit është ngjyra e urinës tuaj. Urina e verdhë e zbehtë ose transparente zakonisht tregon hidratim të mjaftueshëm, ndërsa urina e verdhë e errët ose e në ngjyrë portokalli mund të jetë shenjë e dehidrimit.
Urinim i rrallë: Frekuenca e reduktuar e urinimit mund të sinjalizojë dehidrim. Hidratimi adekuat zakonisht rezulton në urinim të rregullt dhe të qartë. Një i rritur i hidratuar në mënyrë adekuate zakonisht urinon gjashtë deri në shtatë herë në ditë.
Ndjenja Marramendje ose marramendje: Dehidrimi mund të çojë në një rënie të presionit të gjakut, duke shkaktuar ndjenja marramendjeje ose marramendjeje.
Rrahje të shpejta të zemrës: Nivelet e pamjaftueshme të lëngjeve mund të kontribuojnë në një rritje të rrahjeve të zemrës pasi trupi punon më shumë për të qarkulluar gjakun.
Goja e thatë: Dehidratimi mund të shfaqet si një ndjenjë ngjitëse ose goja e thatë në shtatzëni, që tregon prodhimin e pamjaftueshëm të pështymës.
Dhimbje koke: Dehidratimi mund të kontribuojë në dhimbje koke ose migrenë.Gratë shtatzëna duhet të jenë veçanërisht të vëmendshme për këtë simptomë, pasi dhimbjet e kokës që shfaqen gjatë tremujorit të tretë mund të jenë gjithashtu një shenjë e preeklampsisë.
Lodhja: Hidratimi i pamjaftueshëm mund të çojë në ndjenjën e lodhjes dhe lodhjes, duke ndikuar në nivelet e përgjithshme të energjisë.


Marrja e rekomanduar e ujit gjatë shtatzënisë ndryshon në bazë të faktorëve si mosha, pesha, niveli i aktivitetit dhe klima. Megjithatë, një udhëzues i përgjithshëm nga Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve sugjeron që gratë shtatzëna duhet të konsulmojnë për rreth 8-12 gota në ditë.
Që të rrini të hidratuara gjatë shtatzanisë ju këshilloj të mbani me vete një shishe uji, që të kujtoheni të pini gllënjka të vogla gjatë ditës. Nëse nuk jeni fanse të mëdha të ujit , ju këshilloj të provoni pijet detox , ose të hidhni ne ujë fruta të ndryshme që mund tia përmisojnë pak shijen ujit.
Është gjithashtu e rëndësishme që në dietën tuaj të shtoni fruta dhe perime të pasura në ujë. Po evitoj të përmënd disa prej tyre, që mos të kemi sulme nepsesh. Sigurimi i hidratimit të mjaftueshëm gjatë shtatzënisë është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe foshnjës. Në këtë post qëllimi im është që ju të keni informacionet e duhura për të kuptuar rëndësinë e hidratimit, duke njohur shenjat e dehidrimit në shtatzëni dhe duke zbatuar këshilla praktike.

Shkrim nga Eralda Kraja, mami

Scroll to Top