Sa herë mund t’ju ketë ndodhur kur ju bëni një ndalesë të paplanifikuar në dyqan dhe pa e kuptuar fëmija juaj fillon të qaj dhe të bërtase në mes të dyqanit? Po ai takimi me pediatrin që bie fiks në orën e gjumit të foshnjes suaj dhe papritur e shkateron të gjithë ditën tuaj dhe atë të foshnjes suaj i cili nuk pushon së qari?
Skenarët si këta janë të gjithë shumë të zakonshme në botën e ngarkuar të prindërve por ato ilustrojnë saktësisht se sa e rëndësishme është rutina për bebet dhe vogëlushët.
Përfitimet e shumta të rutinave
Rutinat ndihmojnë fëmijën tuaj të ndjehet i sigurt.
Fëmijët janë të varur nga prinderit e tyre për të gjetur përgjigjen e shumë pyetjeve në kokën e tyre. Ata besojnë se ne, prindërit e tyre jemi shtylla e sigurisë së tyre. Pyetje si: Ҁfarë po vjen më pas? Cfarë duhet të pres? Këto dhe shumë të tjera janë pyetjet që kalojnë nëpër trurin e fëmijës ndërsa ai përpiqet të parashikojë se çfarë tjetër do të ndodhë gjatë gjithë ditës. Kur femija e di se çfarë të presë dhe nuk do të ketë surpriza që mund të “prishin planet e tij” ai ndihet i sigurt, i qete dhe i relaksuar. Njëkohësisht kur rutina mungon ose ndryshon papritmasi fëmija ndihet i pasigurt dhe mënyra më e zakontë e shprehjes së ankthit dhe stresit për fëmijet është e qara.
Rutinat mund të zvogëlojnë ankthin.
Kur fëmija juaj e di se çfarë do të ndodh gjatë ditës së tij, ai përjeton më pak ankth, duke pyetur veten se çfarë do të vijë. Rutinat ofrojnë stabilitet dhe siguri mungesa e një rutine gjatë viteve të para, mund të prodhojnë një nivel të lartë ankthi. Rutina e ndihmon fëmijën tuaj të kaloj më lehet situata stresuese, si për shëmbull, heqa e pelenave ose largimi nga gjiri.
Rutinat mund ta ndihmojnë fëmijën tuaj të zhvillojë pavarësinë.
Rutina e mban vogëlushin tuaj të përqendruar në gjërat që duhet të bëjë çdo ditë, si të haj, të luaj dhe të mësoj. Sa më konsistente ta mbani rutinën e tij, aq më shumë fëmija juaj do të mësojë atë që vjen më pas dhe mund të përgatitet për të. Ai do të fillojë të mësojë kur është koha që hani mëngjes, të lexoni një histori dhe të bëni një banjë, dhe ai do të ndihet i sigurt në atë që mund të bëjë për t’u përgatitur për secilën pjesë të ditës së tij.
Rutinat siguron që fëmija juaj është në një orar të shëndetshëm të gjumit dhe ngrënies.
Të gjithë fëmijët (dhe të rriturit!) kanë nevoj për një orar të qëndrueshëm të ngrënies dhe gjumit. Por për foshnjat dhe vogëlushët që janë ende duke mësuar se si të futen në aktivitetin e jetës së përditshme, rutina per ushqyerjne dhe gjumin jane shume te rendesishme. Ata gjithashtu kanë nevojë për shumë kohë të lirë për të mbajtur zhvillimin e tyre në rrugën e duhur. Një orar i caktuar i gjumit, natën, koha e zgjimit dhe orari i vaktit mund të sigurojnë që ai është duke ngrënë dhe duke fjetur rregullisht për të marrë gjithë energjinë e nevojshme për tu rritur dhe zhvilluar.
Rutinat mund të forcojnë lidhjen familjare.
Gjërat si koha e banjës, koha e ushqyerjes dhe koha e leximit janë të gjitha pjesët e rutinave që mund të ndihmojn në krijimin e një lidhje të fortë familjare midis jush, fëmijës tuaj, dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Nëse e gjithë familja është në veprim foshnja juaj do të mësojë që këto aktivitete të rutinës janë speciale dhe janë diçka në të cilën mund të mbështetet.
Si të krijoni një rutinë funksionale
Këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të siguroheni që rutina që keni vendosur do ta lejoj fëmijën të ndjehet i qetë dhe i sigurt:
Përdorni ndihmesa vizuale, si një tabel fotografish, për ta ndihmuar fëmijën tuaj të dijë se çfarë vjen më pas në rutinën e tij të përditshme.
Bëni rutinën e tij një përzierje të nevojave (gjumë, ngrënie, banje) dhe argëtimit (lexim, kohë loje, aktivitete në natyrë).
Lejoni një hapsire per “surprize” në rast se ndodhin ngjarje të paplanifikuara, por kushtojini fëmijës tuaj shumë vëmendje dhe merrni kohe të shpjegoni cfare nga dita e tij do të ndryshojë.
Jepini vogëlushit tuaj disa zgjedhje, si për shembull nëse ai do të donte të lexonte ose të bënte dush së pari para gjumit.
Lavdërojeni atë kur i përmbahet secilës detyrë.
Rutinat i japin fëmijës tuaj një ndjesi strukture dhe rregulli që i jep atij edhe një ndjenje sigurie.
Referenca: Ky artikull është marr nga Baby Sparks dhe përshtatur në shqip