8 këshilla për prinderit e rinje për tu përballur me sfidat e gjumit pas lindjes së bebit!

“A të fle fëmija?  A është një bebe e mbarë?”  Ju tingellojne si të njohura këto pyetje? Këto janë nga pyetje më të zakonshme që prindërit e rinj marrin, duke nënkuptuar se një foshnjë që fle mirë është një “fëmijë i mirë”.  Fatkeqësisht këto lloj pyetjesh nuk janë fare të dobishme për një prind të privuar nga gjumi, të paktën për mua nuk ishin!  Ndërsa isha bekuar me një djalë tepër të shëndetshëm, të lumtur, perceptimi im dhe pritjet e mia rreth gjumit të tij kanë qenë një sfidë. Para se të hyj në shumë detaje, ka dy gjëra që dua të theksoj menjëherë:

Kur vjen puna për rutinen e gjumit ndiqni atë rutine që siguron qetësi dhe pushim për të gjithë familjen e re çfarëdo qoftë ajo!

Besoni instinktet tuaja mbi gjithçka tjetër!

Bëni hulumtimin, lexoni librat, bisedoni me miqtë e besuar, por në fund të ditës besoni tek instinktet tuaja prindërore.

 Ashtu si gjurmët e gishtërinjve, ju keni nevojat e foshnjës tuaj të shtypura në zemrën tuaj.  

Udhëtimi në këtë stinë të re të mëmësisë ka qenë aventura ime më e madhe. Kam përjetuar çdo emocion nga gëzimi, turpi, faji, konfuzioni dhe mirënjohja.   Për ty mami e re që je duke vrapuar nga njëri obligim tek tjetri, që je duke u sfiduar, duke luftua; Unë të shoh ty!! Dua te ndaj me ty këto pak gjëra që unë vetë kam përjetuar duke shpresuar që udhëtimi imi do të të japi dhe ty pak shpresë. Këto janë keshilla nga një nënë e re për një nënë të re!  Ndërsa çdo palë nënë / bebe ka nevoja të ndryshme, këtu janë disa sygjerime që doja të ndaja që më ndihmuan mua të kaloj netët pa gjumë dhe të përjetoj gëzim gjatë udhëtimit tim në memesi:

8 mjetet kryesore që më kanë ndihmuar:

Kuptoni që “prinderimi gjatë natës” është i rëndësishëm!

Unë kuptova që “prindërimi gjatë natës” është po aq i rëndësishme sa në pjesën tjetër të ditës. Cfarë do të thotë kjo?  Kuptova që do të ketë kohë në të cilën fëmija im i sapo ardhur në jetë ka nevoj për mamin e tij dhe gjatë natës.  Por njëkohësisht mësova që ndërkohë që unë përkujdesem për të gjatë natës duke e ushqyer me gji, kjo me ndihmon dhe mua. Trupi prodhon prolaktinen një hormon i nxitur nga ushqyerja me gji i cili e ndihmon dhe nënën të flej më qetë.  Së dyti kuptova që prindërimi gjatë  natës më ndihmon të krijoj një lidhje më të vecant me fëmijën tim, ku ai e kupton që është i sigurt dhe mami i tij do të jetë gjithmon aty kur ai ka nevoj ose kur truri i tij i vogël është duke kaluar një faze të re zhvillimore dhe gjumi i tij prishet.    

Zgjidhni ushqimin që do t’ju energjizojë për ditën dhe natën përpara.

Dieta ose perzgjedhja e ushqimit është një zonë që është jashtëzakonisht personale për secilën nënë të re, dhe ka padyshim hir dhe tolerance për ti lejuar vetes dhe disa ushqime që nuk futen në listën e ushqimeve super të shëndetshme, por gjithnjë kthehuni te pyetja “A është kjo me të vërtetë duke më shërbyer dhe ndihmuar mua”? Ndoshta provoni një eksperiment. Provoni disa ditë pa sheqer apo kafe shtesë (ose çfarëdo qofte tundimi juaj ushqimor), shikoni se si ndiheni në fund të atyre ditëve. I vogli im ende ushqehet mjaft shpesh gjatë natës, kështu që unë gjithmonë kam nevojë për një snack gjatë natës, dhe patjetër që kam një dobesi të vecant për ëmblesirat; kështu që dua të ndaj me ty mami që kë të njëjtat sfida me mua disa nga sygjerime për nje diet të shëndetshme, të ekuilibruar, të shijshme por dhe që të siguron energji të mjaftueshme për kërkesat e prindërimit të natës.

Gjatë orëve të natës nëse ke uri zgjidh të konsumosh -Kos me yndyrë të plotë me manaferrat dhe pak mjaltë, tost me gjalpë arre, granola ose një smothie çokollate, mos u tundo për të ngrënë një vakt të plotë në mesin e natës!   

Të qenit i privuar nga gjumi e bën vërtet sfidues zgjedhjen e opsioneve të shëndetshme të ushqimit. Eshtë studiuar që mungesa e gjumit çon në shtim në peshë sepse ne natyrshëm drejtohemi drejt karbohidratet shtesë për të na dhënë atë shtytje të energjisë.  Por mos harroni gjithmon pyeteni veten “A po më shërben vërtet kjo?”  Ka pasur disa ditë që si mami e re dhe e tej lodhur më duhej vetëm çokollatë, por gjithashtu pash që këto “trajtime të vecanta” përfunduan duke më bërë më të lodhur dhe depresive.  Prandaj vendosa të zgjedh gjënë më të ushqyeshme!  

Shfrytëzoni lëvizjen.  Një shëtitje, vrapi ose një aktivitet tjetër fizik ju siguroni energji shtesë dhe  nxitë dhe lëshimin e hormoneve të lumtur-endorfinës.

Kujdes nga interneti!

 Gjeni vetëm disa burime të besueshme. Unë e kam parë veten time disa herë të mbingarkuar nga  informacionet e shumta të cila shpesh më linin më të hutuar dhe stresuar.  Zgjidhni me kujdesë faqet që lexoni dhe besoni.

Mbroni mendimet dhe fjalet tuaj.   Provoni këtë eksperiment: Mundohuni të mos ankoheni për nivelin e gjumit / energjitë tuaja për një javë. Unë vura re një përmirësim të madh!  

Yoga qetësuese. Provoni një pozë yoga të quajtur këmbët lart në mur për të qetësuar sistemin tuaj nervor për t’ju ndihmuar të optimizoni gjumin që bëni.

Fjetja sëbashku dhe ndarja e krevatit me bebin!  

Stili i krevatit të bebit që i bashkangjitje krevitit dopio ishte vërtet fantastik që në fillim, pasi doja ta kisha fëmijën aq afër, por gjithsesi të kisha pak hapësirë për burrin tim dhe mua. U bë e qartë shumë herët se unë kisha llojin e foshnjës që kishte nevojë për më shumë prindër gjatë natës sesa të tjerët. Pasi provova shumë metoda të ndryshme, fjetja sëbashku me fëmijën tim në shtratin e ngjitur me tonin u bë mënyra më e lehtë për mua që të kisha mundesin e disa oreve pushim gjatë natës. Unë mundet ta ushqeja shtrirë në pozicionin anësor dhe të dy binim përsëri në gjumë shumë lehtë.

Komuniteti

Pasja e një komuniteti me nëna rreth meje ishte shumë e rëndësishme pasi e kuptova që nuk jam vetëm. Gjetja e një qendre që ofronte kohë sociale dhe keshilla për prindërit ishte thelbësore. Mbaj mend që ndjeva një lehtësim të madh vetëm duke kuptuar që zgjimi i shpeshtë i natës ishte plotësisht normal dhe u ndodhte dhe nënave e bebave të tjerë.

Pas gjithë këshillave mësipër, dua të dini që nuk e nënvlerësoj asnjëherë faktin që prindërimi gjatë natës është jashtëzakonisht i vështirë. Sa herë e kam marr mamin dhe babin në telefon mes lotësh duke thënë “Unë nuk mund ta bëj këtë”, “Pse nuk më paralajmërove për regresionet e gjumit të foshnjës?” Ata më nxitnin me dashuri dhe më ndihmonin të gjeja qetësi dhe të fokusohesha tek gjërat që mund t’i kontrolloj.  Gjithmon më inkurajonin për të përmirësuar mënyrën time të kujdesit për veten dhe për t’u rrethuar me dashuri ditë pas ditë.  

Si nënë e re e vlerësoj absolutisht këtë përvojë qe po kaloj me fëmijën tim, por kam arritur të kuptoj gjithashtu që kërkon kurajo dhe besim.  Unë uroj që dhe ju në kohë do të gjeni atë që funksionon më mirë për familjen tuaj.

Referencat:

Ky artikull është shkruar nga Erin Sears Basile një nënë e re dhe e bija e dy pediaterve shumë të njohur në Amerikë dhe shqipëruar nga stafi i MamiCare Albania!

Scroll to Top