Jam Shtatëzane!

Mendja dhe trupi juaj do t’ju tregojnë se jeni shtatëzën para se dikush tjetër të vërejë. Gjatë muajve të parë mund të bëheni më introspektive pasi konsideroni mrekullinë që po ndodh brenda jush dhe ndryshimet që vijnë përpara.

Të mësohesh me iden se je shtatzanë kërkon kohë. Është normale që të ndjeheni të lumtur për rritjen e një foshnje dhe të shqetësuar për shtatëzaninë që ju merr në mendjen, trupin dhe stilin e jetës tuaj. Ҁ’do muaj ka zhvillimet e veta si të mrekullueshme ashtu edhe sfiduese si për ju ashtu edhe për fëmijën që rritet brenda jush.

Ndjenjat e shtatzënisë së hershme që mund të përjetoni

Ndërsa trupi juaj përgatitet vetë për të ushqyer dhe rritur fëmijën tuaj, do të vini re një ndjeshmëri dhe siklet në rritje.

Këto katër ndjenja zakonisht përjetohen nga nënat e reja ne fazat e shtatzënisë se hereshme

1. Hipersensitiviteti ndaj aromave

Disa aroma të forta – hudhra, peshku ose kafe – mund të “shkojnë drejt në barkun tuaj” dhe të shkaktojnë nauze të menjëhershme. Disa gra shtatzëna ankohen se aromat e zakonshme shtëpiake që nuk i shqetësonin ato para shtatzënisë bëhen intensivisht të pakëndshme.   Një parfum i preferuar mund t’ju kthejë stomakun.

Ushqimet e preferuara — brokoli, lulelakra dhe peshqit — mund të fillojnë tua kthejnë përmbys stomakun.

Erërat normale mashkullore të burrit tuaj mundet të jenë të papranueshme më për ju.

2. Aversion ndaj disa ushqimeve

Ndonjëherë nuk do të jeni në gjendje të hani ushqime të caktuara (mish, zarzavate, qumësht) sepse ju vjen menjehere ndjesia e te vjelles.  Në raste të tjera, vetëm disa ushqime janë të pëlqyeshme.

Shanset janë që “dëshirat” tuaja për të ngrënë në të vërtetë do të jenë për ato pak gjëra që mund të qëndrojnë në stomakun tuaj pa i vjell.

3. Të përzierat e mengjesit, pasdites, mbrëmjes ose dhe mesit te natës

Shpesh kemi degjuar që në fillimet e shtatëzanise një pjesë e mirë e grave vuajnë nga të përzierat kryesisht të fokusuara në mëngjes. Megjithat, crregullimet e zorrëve gjatë shtatzanisë mund të ndodhin në çdo kohë të ditës ose natës dhe në çdo muaj të shtatëzënisë tuaj.  Disa gra vuajn nga të përzieriat dhe të vjellat deri në muajin e nëntë.

Ndjenjat më të zakonshme të shtatzënisë së hershme përfshijnë  ndjenjën e marrjes së frymës, marramendje, ndjenjën sikur po mbyteni, vena të fryra.

4. Konstipacioni

Hormonet e shtatzanisë ngadalësojnë veprimin e zorrëve tuaja. Ngadalësimi i zorrëve tuaja plus konkurrenca e tyre me mitrën e zgjeruar mund të shkaktojnë kapsllëk.  Me avancimin e shtatzanisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzanisë, si për shembull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë. Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën.

Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla. Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.

Referencat:

Ky artikull eshte adoptuar nga “First Month of Pregnancy- Early Feelings”, Dr. Sears https://www.askdrsears.com/topics/pregnancy-childbirth/first-month/early-feelings-moms-be

Scroll to Top