COVID-19 & Shtatëzania

Ky material është përgatitur  nga Dr. Ledia Toro, mjeke obstetre-gjinekologe

Po jetojmë ditë të vështira dhe dinamke të një pandemie serioze me covid-19. Në qarkullim është një virus i ri me të cilin po njihemi çdo ditë, prandaj dhe evidencat e këtij informacioni që po shpërndajmë janë të limituara veçanërisht në shtatëzani. Këto informacione janë të bazuara kryesisht në eksperiencën kineze ku është rregjistruar dhe numri më i madh i rasteve të prekur me corona virus covid-19. Pas shpalljes së shtatëzanave grup vunerabël, e kuptojmë shqetësimin dhe pikëpyetjet tuaja dhe me anë të këtij informacioni do përpiqemi ta ndajmë në mënyrë të thjeshtë e të kuptueshme ndikimin e këtij virusi te ju dhe bebi juaj i palindur. Ju jeni veçanërisht vunerabël në shtatëzani sepse situate juaj fiziologjike e bën sistemin tuaj imunitar më të dobët, më të ekspozuar ndaj shumë viruseve si gripi etj pa përjashtuar dhe covid-19. Ky i fundit nuk është parë tju  prekë më shumë se pjesa tjetër e popullatës. Pjesa më e madhe e grave mund të përjetojnë simptoma të lehta ose të moderuara të ngjashme me atë të gripit: kollë e thatë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Komplikacione severe si pneumonia, hipoksia e rëndë, vdekje nuk janë raportuar në këtë grup. Veçanërisht kujdes duhet të bëjnë shtatëzëna të cilat janë të prekuara nga sënundje kronike që deprimojnë edhe më imunitetin e tyre ku këto komplikacione mund të jenë më të pritshme. 

Efektet te fëmija

Nuk ka evidence që tregojnë risk për abort të tremestrit të parë dhe të dytë, të lidhur me këtë virus. Nuk ka evidence të transmetimit vertical (nga nëna te fëmija) gjatë jetës brendauterine, si rrjedhojë ska gjasa të efekteve negative mbi zhvillimin fetal /deri tani nuk është vërejtur as infektimi gjatë lindjes së bebit nga nënat e infektuara (të gjitha rastet kanë lindur në section cesarean, vetëm dy raste të raportuara të dyshimta të cilat nuk janë sqaruar ende). Nuk ka një mënyrë lindje më superior se një tjetër që të uli riskun e infektimit (deri tani të gjitha rastet kanë lindur me section cesarea (operacion) e cila ka kufizimet dhe aspektet e saj negative, për shkak të hospitalizimit më të zgjatur, risku i infektimit spitalor është më i lartë për shkak të kontakteve të zgjatura). Një trend i vërejtur është risku për lindje të parakohshme  (herët për ta thënë nëse i atribuohet virusit apo vendimit mjekësor për shkak të gjëndjes shëndetësore të nënës ose bebit) Virusi nuk është parë të transmetohet as nëpërmjet qumështit të gjirit, ndaj ushqimi me gji i foshnjës është i lejuar dhe shumë i rekomanduar, por duke repsektuar maksimalisht rregullat higjenike dhe shmangien e kontakteve të zgjatura dhe të pambrojtura me bebin nga ana e nënës. Izolimi i bebit nga nëna nuk është parë të jetë me rezultativ se kujdesi dhe mbrojtja rigoroze e bebit duke shmangur prekjet me duar të palara ose, pa maskë dhe dhënia e qumështit të gjirit me biberon.

Rekomandime

Distancimi social, vetëizolimi, higjena maksimale, hidratimi i mirë, përdorimi i suplementeve, marrja shtesë e vitaminës C, relaksimi mendor dhe fizik janë të nevojshëm për përballimin e kësaj situate. Duhet të mbani kontakte të ngushta me mjekun tuaj obstetër gjinekolog nëpërmjet telefonit për çdo simptomë të re të lidhur ose jo me covid-19. Në bashkëpunim me të, e në varësi të gjëndjes suaj të caktoni një skedulë të re të vizitave tuaja prenatale pa qenë e nevojshme të paraqiteni personalisht në qëndrat ku merrni shërbimin. Vetëm gjinekologu juaj do ju drejtojë sipas specifikave që do shfaqni dhe sipas protokolleve të adaptuara në qëndrat e lindjes.

Scroll to Top