Aftesia e Femijes Mamicare

Aftësia e Fëmijës suaj për të lëvizur

NE LËVIZJE 

Fëmijët e vegjël janë gjithmonë në lëvizje. Dhe është një gjë e mirë,sepse lëvizja jo vetëm që e ndihmon fëmijën të jetë në gjendje të mirë psikologjike dhe shëndetësore, por gjithashu është një faktor kryesor në zhvillimin e tyre të përgjithshëm. Gjatë lëvizjes ,fëmija zhvillon mënyrën e të menduarit dhe aftësitë komunikuese ,ndërkohë qeë eksplorojnë dhe bashkëveprojnë me botën. Lëvizja gjithashtu zhvillon  vetëbesimin. Fëmijët ndjehen të aftë fizikisht dhe emocionalisht kur përdorin trupin e tyre për të komunikuar dhe për tiu dhënë zgjidhje problemeve.

-Më e rëndësishmja ,fëmijët zhvillojnë një lidhje të ngushtë me ju përmes lëvizjes.

-Në fakt , dëshira e fëmijës për të qenë afër dhe e lidhur me ju , është ajo cka I motivon ato të lëvizin . Një 4-muajsh I ngazëllyer , shkelmon me duart dhe këmbët e tij në përgjigje të fytyrës qesharake që babai i tij bën ,kështu ai e persërit këtë veprim sërish.

-Një 18-muajsh zgjatet pranë  raftit dhe iu sjell për të lexuar librin tuaj të preferuar .

-Një 3-vjecar kërcen  përreth dhomës në majë të gishtave duke përplasur krahët, pastaj  struket në kraharorin e nënës duke pretenduar të sillet si një zog i vogël ,I  cili strehoet në folen e nënës së tij.

-Kur ju e bëni aktivitetin fizik pjesë të rutinës suaj të përditshme me fëmijen tuaj , ju e ndihmoni atë që të kënaqet dhe të mësoj përmes lëvizjes .Ndërkohe që ju bëni një ecje të përditshme në lagjen tuaj,ose kërceni me muzikën e vënë në radio , ju i përcillni fëmijës suaj ndjesinë se ju e kuptoni atë dhe e shijoni faktin e të qënurit pranë tij.

Trupa aktiv ,Femijë të shëndetshëm 

Nuk janë vetëm femijët e moshës shkollore , të cilët ulen pranë televizorit, të cilët nuk po bëjnë  mjaftueshëm ushtrime fizike .Një studim mjeksor Britanik , ka zbuluar që mesatarja 3-vjecare po konsumon më shumë kalori në ditë sesa 25 vite më parë ,aktiviteti fizik ka rënë, duke rezultuar ne rreth 200 kalori të shtuara (të padjegura) në ditë . Kjo ka rritur Shqetësimin  e shkencëtarëve për peshën e fëmijëve , problemet e ardhshme shëndetësore , mirqënien psikologjike ,sjelljen dhe aftësinë e të mësuarit . Në fakt ,një studim i Fondacionit të Familjes Kaiser ka zbuluar se ”sipas prindërve të tyre , fëmijët e moshës 6-vjecare e më pak kalojnë mesatarisht dy orë neë ditë në media , në ekran (Televizion ,DVD, video, kompjutera , lojra kompjuterike etj) afërsisht të njëjtën kohë ato e shpenzojnë duke luajtur jashtë. Faktorë të tjerë që mund të llogariten për të kuptuar rënien e aktivitetit fizik, të fëmijëve të vegjël ,përfshihen ,ngasja e makinës në vend të ecjes dhe përdorimi i sediljeve të ngushta ,në të cilat bebet ulen në një pozicion për të luajtur në vend që të lëvizin tërë trupin e tyre lirshëm.

Lëvizjet,kërcimi dhe lojrat e vazhdueshme e ndihmojnë  beben tuaj në rritjen e aftësive fizike dhe në rritjen e dëshirës për të njohur botën. Aktiviteti fizik i të gjitha llojeve ndihmon zhvillimin e fëmijëve nëpërmjet mënyrave të mëposhtme:

Zhvillimi fizik :

Unë mësoj rreth trupit tim dhe rritem I fortë duke lëvizur. Përdorja e trupit të tyre për të eksploruar dhe komunikuar siguron ushtrimet që iu nevojiten foshnjave për tu rritur të fortë dhe të shëndetshëm. Në cdo moment kur bebe-ja juaj përpëlit krahët, gjuan me këmbët e tij ,ose kthen koken ,ajo po tregon se si pjesët e trupit të saj lëvizin në një mënyrë tërësisht të ndryshme dhe të alternuara me njera-tjetrën . Kejsi 5-muajshe arrin me  ngazëllim teë rrëmbejë lodrën e nënës së saj. Ndërkohë që rrokullis dhe shtrin të gjithë trupin e saj, befas zbulon se ajo është kthyer me bark dhe tani ajo mund ta kap lodren. Foshnjat i zhvillojnë muskujt e tyre të gjatë , duke u zgjatur ,rrokullisur , shtyrë ,ulur ,zvarritur ,kapërcyer dhe duke ecur , e cila me vonë ndihmon në lëvizjen e muskujve të shkurtër duke bërë lëvizje të vogla sic është kapja e një luge,kthimi I një karremi ose përdorja e një shkumësi me ngjyrë.

Zhvillimi Intelektual:

Aktiviteti fizik nxit lidhjen  ndërmjet mendjes dhe trupit. Fëmijët  mësojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve  duke provuar veprime të ndryshme sic janë : Ngjitja lart,mbi, brënda ose përmes.  Aleksa 9-muajshe mësoji rreth objekteve të qëndrueshme -faktin që gjërat ekzistojnë  pavarsisht se ajo nuk mund ti shikoj ato -kur babai I saj e nxiste atë që të shikonte topin ato po luanin  me të brenda në fushë.

Lëvizja është gjithashtu thelbësore  për të ndihmuar fëmijët të vendosin idetë e tyre në veprim për të arritur  një qëllim. Për shembull , Një 8-muajsh dëshiron shishen e tij. Në menyrë që ta marrë , ai duhet të ketë një plan dhe pastaj ta realizojë atë. Ai kapet tek këmbët e të atit dhe ngrihet në këmbë . Ai më pas shikon shishen dhe nis të zvarritet . Babai e ngre në krahë dhe I jep shishen e tij. Qëllimi u arrit!  

Komunikimi:

Më shiko ,dhe ti do te mesosh se si une ndihem apo cfare mendoj.

Lëvizja është thelbi I kuptimit të komunikimit dhe një nga metodat më të njohura me anë të së cilës ,fëmijët shprehin  ndjenjat dhe mendimet e tyre. Abrahami 17-muajsh kap duart e mamit të tij, e drejton atë drejt kuzhinës dhe hedh sytë drejt kutiseë që ai dëshiron që ajo të marr për të. Reagimet tuaja kundrejt lëvizjeve të femijëve tuaja  e bën atë të mësoj rreth mënyrave të komunikmit. Kjo gjithashtu e bën atë të ndihet I dashur nga të tjerët dhe I rëndësishëm. Të kopjosh shprehjet e tij teë fytyrës ,ritmin, dhe lëvizjet e trupit e nxisin atë që të komunikoj edhe më shumë.

Krijimi i marrdhënieve të forta:

Unë lëviz me ty ,unë të njoh, unë ndjehem e afërt me ty.

Marrdhëniet me njerëzit që ne duam janë krijuar përmes eksperiencave tona me to. Lëvizja ëshë nje mënyrë e rendësishme me anë të së cilës ne lidhemi me të tjerët.”Babi më shiko mua! Jam një airoplan lart në qiell”.Për të ndjekur Shavanën 3-vjecare Babai valvit krahët dhe “fluturon” drejt saj. Shavana rrotullohet dhe imiton zhurmën e airoplanit  “Vrrruuumm!”. Në mënyrë ngazëllyese hidhet ne krahët e babit të saj dhe të dy shpërthejnë në të qeshura. 

Lojrat e vazhdueshme (aktive) ju ndihmojnë, ju që të mësoni detaje të rëndësishme rreth mënyrave unike sesi fëmija juaj lëviz apo preferon që të preket. Fëmija juaj gjithashtu mëson për mënyrën sesi ju ndiheni ,muzikën dhe lëvizjet. Ndarja me fëmijën tuaj  e momenteve dhe lëvizjeve të lumtura ,ju ndihmon ju që të krijoni një marrdhenie tepër të fortë me to. 

Vetëbesimi:

Unë mund ta bëj! 

 Duke qenë  se femijët përdorin trupin e tyre për të zbuluar botën , ato fitojnë njohuri ,forcë dhe           aftësi .Lilandi 30-muajsh zbuloi që ai është I aftë të ngjitet mbi stol dhe të arrij të ndez dhe të fik dritën. Përmes praktikës ,bebet shfaqin gjithmonë e më shumë kontroll për veprimet e tyre . Mënyra më mirë për të rritur vetëbesimin e fëmijës suaj është që ta mësoni se si ai ta bëj dicka vetë ,sesa ju ta bëni këtë gjë për të. Për shembull, jepini fëmijës suaj një ngritje që ai të vendoset mbi shtrat ,sesa ta kapni dhe ta vendosni atë atje. Me secilën arritje fizike që fëmija juaj ka , rritet gjithashtu dhe sensi  i aftësive , duke i dhënë atij vetëbesimim që ai mund të realizojë sfida më të vështira se e para. 

Kërcimi dhe lëkundja

12-Muajsh

Që në momentin kur bebe-ja juaj lind , ajo lidhet me ju dhe fillon të mësoj rreth  botës përmes trupit dhe lëvizjeve të saj. Si një e porsa-lindur ,ajo do të kthej kokën sapo të dëgjoj zërin tuaj. Përreth 4-muaj ajo do të dojë të mësojë se si funksionojnë objektet. Ajo gjithashtu do të “komunikojë ” me ju me anë të lëvizjeve të trupit të saj ,sic janë: tundja ,përkulja dhe kapja. Për shembull,ajo do të lëvizi  krahët dhe këmbët e saj për tiu treguar juve që duhet teë vazhdoni ta mbani vështrimin tek ajo. Në fund të këtij viti ,bebe-ja juaj do të mesojë të rrokulliset ,të qëndroj ulur, të belbëzojë , të nxisë veten e tij për të qëndruar në pozicionin drejt duke u mbajtur në objekte të ndryshme ,si mbështetje dhe për më tepër të mund të hedh hapat e tij të parë , pra të vazhdojë të  ec. Duke provuar lëvizjet e trupit të tij ai do të arrij të forcoj muskujt e tij. Aftësia e e tij e re fizike do ta ndihmojë atë gjithashtu të kuptojë koncepte të ndryshme sic janë “shkak” dhe “pasojë”. “Nëse unë e shkund këtë rraketake (lodër) ,ajo do të bëj zhurmë “.”Nëse unë ngrihem në këmbët dhe gjunjët e mi atëherë do të mund të hidhem tek Gjyshja . “Duke shikuar fëmijën tuaj ,ju mund të mësoni se cfarë lloj lëvizjesh i pëlqejnë atij  dhe në këtë mënyrë ju do të jeni mbështetja e tij kryesore në zhvillimin e lëvizjes tek fëmija juaj. 

Pyetje .Fëmija im 10-muajsh është si një ”Buda” i vogël, i cili qëndron ulur. Ai është fëmija i vetëm i cili nuk lëviz përreth. Ai thjesht preferon të ulet dhe të shikoj. Cfarë mund të bëj që ai të lëviz më shumë ?

P.Ndodhen variante të ndryshme në zhvillimin e nivelit të aktivitetit tek të vegjlit tuaj. Disa zvarriten dhe ecin më herët dhe disa të tjerë shumë më vonë , duke preferuar kështu të eksplorojnë me anë të syve dhe duarve të tyre  dhe jo me anë të trupit . Është e rëndësishme që të kuptoni dhe vlerësoni aftësine dhe interesin e fëmijës suaj në lëvizje. Celësi se si ta bëni fëmijën tuaj ta shijojë lëvizjen është ta përfshini atë mësë shumti në aktivitete orientuese dhe ti lidhni këto aktivitete me dicka ,të cilën atij i pëlqen. Për shembull, nëse atij i pëlqen të shikoj tek librat , lexoji libra që e nxisin atë të lëviz. Ju mund të imitoni lëvizjen e një qeni ose notimin e një rosaku. Shtrihuni në dysheme me bebe-n tuaj; ai do dëshirojë të lëviz nëse bëhet fjalë për lojë dhe që të jetë pranë jush.Vendosni lodrën e tij të preferuar në fund të dhomës dhe krijoni një “garë” për të parë se kush do ta marr i pari. Nëse  në përfundim ju shikoni që bebe-ja nuk është i aftë të lëviz atëherë konsultohuni me doktorin e tij.

Aktivitetet e lëvizjes për ju dhe fëmijen tuaj.

Koha  e Barkut :

Të kalosh kohë në barkun e saj e ndihmon atë të zhvillojë lidhjen midis pjesës së sipërme dhe të poshtme të trupit. Kjo mbështet muskujt dhe zhvillimin motorik. Shtrihu në tokë me bebe-ne tuaj, fytyrë më fytyrë dhe luani lojën “ku-ku”vendosini duart tuaja mbi dysheme, në mënyrë që të ekuilibroni pozicionin e kokës. Ju mund të mbani kraharorin e bebe-se suaj për ta ndihmuar atë që ta shtyjë trupin e saj përpara. Ndërkohë që ajo rehatohet në pozicionin mbi bark, ajo do të filloj të luaj me lodrat në këtë pozicion. 

Ndiq udhëheqësin :Shikoni sesi femija juaj lëviz dhe dëgjon zhurmat që ai bën. Përdorni kokën,duart ose zërin për të ndjekur lëvizjet e tij. Shpejto dhe ngadalëso, bëji lëvizjet tuaja më të forta ose më të buta,ashtu sic i bën ai. Bebe-t e adhurojnë tiu shohin juve duke i imituar ato. Kjo gjë i bën ato të ndihen të rëndësishëm.

Kërceni së bashku:

Vendosni në sfond këngë të llojeve të ndryshme dhe lëvizni sipas ritmit me bebe-në tuaj në krahë. Ndryshoni lëvizjet për të alternuar hapat dhe ritmin e këngës. Shumica e bebe-ve preferojnë të lëvizin nga dyshemeja deri në tavan. Atyre gjithashtu ju pëlqen të rrotullohen, shtrihen, kthehen, përdridhen, harkohen, kapërdihen, kacavirren ,etj.

Grupe kërcimi ose Baby GYM :

Mblidhni nje grup miqsh, ose shoqesh së bashku dhe krijoni një rreth. Me bebushët në krahë futuni brënda rrethit dhe pastaj dilni jashtë tij , rrotullohuni rreth e rrotull rrethit dhe pastaj kthehuni sërish ku ishit. Përfundojeni këtë lojë duke I vërtitur bebushët lart dhe poshtë në mënyrë që ato të shohin njëri-tjetrin. Bebushëve do tiu pëlqejë të shohin shprehjet e fytyrave të njëri-tjetrit dhe të dëgjojnë belbëzimet  e ngazëllyera gjatë kësaj loje.

Materiali I mesiperm eshte perkthyer nga materialet dhe risurset e ZERO To T Three per artikullin origjinal  drejtohuni ne: www.zerotothree.org/resources /22-driven-to-discover-hoë-thinking-skills-develop-through-everyday-play-and-exploration.

Scroll to Top