Zakonet “të këqija” e fëmijëve të vegjël: çfarë është e zakonshme dhe për çfarë duhet të shqetësohemi?

A e keni parë ndonjëherë vogëlushin tuaj që rrotullon flokët ose thith gishtin e madh dhe keni menduar nëse duhet ta zhdukni këtë zakon? Kur bëhet fjalë për vese të tilla, mund të jetë pak konfuze se çfarë mund të jetë normale dhe çfarë problematike. Ja çfarë thonë ekspertët.

Pikat kryesore:

Zakonet si mbajtja e një kafshe lodër gjithandej, thithja e gishtit të madh ose rrotullimi i flokëve, janë mënyra të zakonshme që fëmijët përdorin për tu vetëqetësuar. Këto zakone zakonisht zbehen vetvetiu. Nëse jo thithja e gishtit të madh duhet të ndërpritet para se të dalin dhëmbët e përhershëm.

Disa fëmijë edhe goditja e kokës apo lëkundja e trupit gjithashtu mund t’i ndihmojë ato të vetë-qetësohen. Nëse këto sjellje janë të shpeshta, sidoqoftë, ato ndonjëherë sinjalizojnë çështje zhvillimore.

Ngrënia e thonjve zakonisht shkaktohet nga shqetësimi apo mërzia. Mënyra më e mirë për ta ndaluar është të mos fokusoheni tek ngrënia e thonjve, por tek arsyeja pse bëhet ky veprim. Nëse fëmija juaj është jashtëzakonisht shumë i lidhur me biberonin, është mirë që ta dekurajoni këtë zakon. Fëmijët e vegjël duhet të praktikojnë të folurit dhe të paturit një biberon në gojë e bën më të vështirë.

Zakonet e fëmijëve të vegjël: çfarë është e zakonshme dhe për çfarë duhet të shqetësohemi?

Le të shohim disa nga sjelljet më të zakonshme të fëmijëve të vegjël që mund të bëhen të zakonshme:

Mbajtja e një kafshe prej pellushi kudo, nga dhoma në dhomë, ku del madje edhe në banjë. Kjo është shumë e zakonshme tek vogëlushët. Ju mund të shqetësoheni që vogëlushi juaj është shumë i lidhur me Tedin, por gjërat e preferuara veprojnë si objekte kalimtare në këtë moshë, duke u siguruar një ndjenjë rehatie dhe sigurie. Objektet e përkohshme ose kalimtare në të vërtetë promovojnë pavarësinë duke i ndihmuar fëmijët e vegjël të vetëqëtësohen dhe të fitojnë vetëbesim. Përqafimi i një pellushi të preferuar mund t’i ndihmojë fëmijët e vegjël të flenë vetëm dhe të inkurajojnë pavarësinë.

Thithja e gishtit të madh

Thithja e gishtit të madh është një nga mënyrat e zakonshme që fëmijët përdorin për tu vetëqëtësuar. Nëse ato janë të mbingarkuar, të lodhur ose thjesht kanë nevojë të relaksohen, gishtat janë aty për tu përdorur. Kur thithja e gishtit të madh vazhdon edhe kur fëmija rritet, atëherë ky mund të jetë një problem. Shoqata Amerikane e Stomatologjisë rekomandon që thithja e gishtit të madh të ndalohet para se të fillojnë të dalin dhëmbët e përhershëm. Pra, nëse vogëlushi juaj e ka bërë zakon është mirë është mirë që të hiqet para se të shfaqet dhëmbi i parë.   

Rrotullimi i flokëve

Kjo është një mënyrë tjetër që fëmijët përdorin për tu vetëqetësuar, sidomos kur janë të përgjumur. Rrotullimet e flokëve janë të zakonshme dhe zakonisht nuk janë problem derisa fëmijët nuk i tërheqin flokët. Sidoqoftë thithja e flokëve mund të jetë problem sepse ato mund t’i gëlltisin dhe kjo mund të çojë bllokim dhe në probleme serioze me stomakun.

Goditja e kokës dhe lëkundja e trupit

Goditja e kokës dhe lëkundja e trupit janë disa mënyra të tjera për tu vëtëqetësuar. Shpesh të dyja janë mirë (mund t’i vini re kur vendosni fëmijën tuaj në gjumë). Por nëse këto sjellje janë të shpeshta është mirë që të konsultoheni me perdiatrin e fëmijës tuaj. Në disa raste, veprimet e përsëritura mund të jenë shenjë e një çështje themelore zhvillimore, siç mund të jetë një vonesë në përpunimin e informacionit ndijor apo çrregullime të spektrit të autizmit.

Ngrënia e thonjve

Fëmijët e vegjël kafshojnë dhe hanë thonjtë e tyre dhe zakonisht në rastet kur ato janë të mërzitur ose në ankth. Nëse është e rrallë mundohuni të mos fokusoheni tek veprimi, por tek kauza që i shtyn ato për ta bërë këtë veprim. Për shembull, nëse vini re që fëmija juaj kafshon thonjtë kur do lahet, hulumtoni pse ky proçes është kaq stresues për të.

Sidoqoftë nëse kafshimi i thonjve bëhet i shpeshtë, mund të  shkaktojë skuqje, gjakderdhje, dhimbje madje mund të shkaktojë edhe infeksion në gishta ose në gojë. Për më tepër kjo mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve të tyre dhe të shkaktojë deformime tek dhëmbët e tyre.

Mbajtja e një biberoni kudo

Megjithëse një mjet komoditeti, biberonët janë të mrekullueshëm, po, për t’i qetësuar , por kjo lehtësisht mund të bëhet diçka shumë e mirë. Ju mund të lexoni gjithçka në lidhje me përdorimin e biberonit dhe udhëzues për largimin e përdorimit të biberonit nga fëmija juaj.

Në përgjithësi, këto zakone të vogla të fëmijëve janë mënyra natyrale që fëmijët të ndihen të qetë dhe të sigurt dhe për sa kohë nuk janë të shpeshta, ka të ngjarë që fëmijët të rriten prej tyre. Por ju e njihni më mirë fëmijën tuaj dhe nëse ndonjë sjellje e zakonshme ju shqetëson ju mund të konsultoheni me pediatrin tuaj dhe ai mund t’ju japë udhëzime.

Referencat

Ky artikull eshte marr nga Babysparks.com dhe eshte shqiperuar nga MamiCare te gjitha te drejtat intelektuale te artikullit i perkasin Babysparks.com

Scroll to Top