Tendosja dhe Fryrja e Gjirit Gjatë Periudhës së Laktacionit

Tendosja e gjirit

Tendosja, fryrja e gjirit përkufizohet si mbushja e gjinjve me qumësht që e vështirëson shumë, apo e pengon foshnjën të kapet në gji, ose nënën të shtrydhi gjirin.

Zakonisht kjo ndodh midis 2-10 ditëve pas lindjes por mund të ndodhë kurdoherë kur ushqyerja me gji ose shtrydhja e gjirit është ndërprerë. Tendosja kupton se gjinjtë janë plot, pjesërisht me qumësht dhe pjesërisht me ekstravazate dhe hipervaskularizim, që ndërhyjnë me rrjedhjen e qumështit. Nëse qumështi tepërt i gjirit nuk hiqet, hapësira alveolare mund të bëhet e mbi-tendosur duke ushtruar presion mbi indet përreth dhe penguar drenimin e limfës duke çuar kështu në edema. Tendosja mund të jetë tendosje alveolare që përfshin vetëm areolën dhe/ose fryrje periferike që përfshin indet e gjirit, duke përfshirë gjithë gjirin.

Mbushja/fryrja e gjirit

Fryrja e gjirit është një proces normal fiziologjik i prodhimit të qumështit të gjirit. Gjinjtë e nënës mbushen nga dita e 2-10-të. Gjinjtë e mbushur ndjehen më të rëndë, më të ngrohtë dhe të fortë dhe nëna shpesh nuk ndjehet rehat. Kjo është shenja që e siguron se “qumështi ka ardhur”.

Gradualisht kjo gjendje pakësohet brenda 2-3 javësh nëse foshnja po ushqehet mirë. Kur ndodh mbushja e gjirit, gjinjtë do të vazhdojnë të prodhojnë më shumë qumësht megjithëse ato ndjehen të butë dhe të sheshtë. Nëse gjinjtë nuk zbrazen si duhet dhe rregullisht atëherë mbushja e gjirit mund të çojë në fryrje.

Menaxhimi jo i mirë i fryrjes së gjirit mund të çojë në komplikacione si:

• vështirësi me kapjen;
• pakësimin e marrjes së gjirit nga bebi;
• pakësimin e prodhimit të qumështit;
• qelizat prodhuese të qumështit (alveolat) janë shkatërruar;
• stazë e qumështit;

• duktuse të bllokuara;
• mastitis.

Parandalimi i tendosjes së gjirit
Tendosja e gjinjve nuk është e lehtë për t’u trajtuar. Shkaqet e mundshme të tendosjes së gjinjve mund të jenë të lidhura me nënën dhe foshnjën. Një foshnje duhet të thithë me efektivitet sa më shpejt pas lindjes, pa kufizime në gjatësinë dhe shpeshtësinë e ushqyerjeve. Kështu, presioni i qumështit nuk do të mbetet në gji dhe ka më pak të ngjarë të ndodhë tendosja.

Tre mënyrat më të rëndësishme për të parandaluar tendosjen janë:

të fillojë ushqyerja me gji menjëherë pas lindjes;

të sigurohemi se foshnja është pozicionuar mirë në gji;

të nxisim ushqyerjen e shpeshtë e të pakufizuar me gji.

Trajtimi gjinjve të tendosur
Rëndësi ka të tërhiqet qumështi. Nëse qumështi nuk tërhiqet, mund të zhvillohet mastiti, mund të formohet absces dhe të pakësohet prodhimi i qumështit. Gjiri i tendosur mund të bëjë që thithat të sheshohen dhe foshnja
e ka të vështirë të kapet në gji.

Në rast se foshnja mund të thithë: Ushqeje shpesh

Në rast se foshnja nuk mund të thithë: Shtrydhe qumështin me dorë ose me pompë

Përpara ushqyerjes për të stimuluar refleksin e oksitocinës ”Kompresa të ngrohta ose një dush të ngrohtë, masazh i shpinës dhe i qafës, masazh i lehtë i gjirit, stimulo lëkurën e thithave,

Pas ushqyerjes për të ulur edemën: Kompresa të fohta tek gjinjtë

Referencat

Ministria e Shëndetësise & Unicef: `Protokoll I Praktikës klinike,”Parandalimi  dhe trajtimi I problemeve të zakonshme të gjirit” Botim Qershor 2014

Scroll to Top