U deshën gati 27 orë që vajza ime e madhe të lindte. Isha shumë e lodhur, por aq shumë dëshiroja ta kisha atë bebe të vogël në krahë, sa që u bëra shumë e fortë. Njerëzit shpesh flasin për mrekulli. Po, atë mëngjes, një vajzë e vogël, e përsosur, u mbështet në gjoksin tim dhe unë qava. Vërtet isha e lodhur, por shihja këmbët dhe duart e vogla të bebes, kokën e saj të vogël, por me shumë flokë dhe ndihesha shumë e lumtur. Ajo ishte një mrekulli. Që këtu filloi një lidhje dashurie, që vazhdoi të rritej gjithmonë e më shumë.
Lidhja me beben na bën të njohim të qarën e bebes. Ajo bën që bebja të njohë fytyrën dhe zërin e nënës së tij, shumë herët. Unë mendoj se kjo është një pjesë e mahnitshme e mënyrës se si Perëndia na ka krijuar, apo jo? Këto fije të forta lidhëse midis prindërve dhe fëmijëve të tyre, i japin bebes shijen e parë të dashurisë dhe të marrëdhënieve të ngushta. Kjo gjë e ndihmon beben të ndihet i sigurt dhe më vonë, të ndihet mirë me veten dhe me botën rreth tij. Madje, kjo lidhje e ngushtë me prindërit, sjell një ndryshim të madh edhe në zhvillimin e trurit të bebes. E ndihmon atë si person, që të zhvillohet. Por për disa familje, kjo nuk është e lehtë. Mund të ketë shumë arsye që e kanë bërë këtë lidhje shumë të vështirë- ndoshta nëna ka qenë e sëmurë, apo e shqetësuar, apo në ankth, apo thjesht e lodhur pas një lindjeje të gjatë e të dhimbshme. Ose ndoshta, bebja mund të ketë qenë i sëmurë apo prematurë dhe nëna nuk ka mundur ta mbajë në krahë, për një kohë të gjatë. Nëse keni pasur probleme dhe nuk keni mundur të lidheni me beben tuaj, mos e mendoni veten si të dështuara, por le të flasim për mënyrat se si mund ta zhvilloni këtë lidhje.
Por lidhja me beben, është një proçes, jo diçka që bëhet brenda pak minutash. Disa gra kalojnë depresion të rëndë, pasi lindin fëmijë dhe për këtë, duhet të flasin patjetër me mjekun, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Për këtë arsye, atyre mund t’u duhet më shumë kohë për t’u lidhur me beben. Nuk ka përse të ndodhë patjetër brenda një periudhe të caktuar, pas lindjes. Për shumë prindër, lidhja ndodh gradualisht, ndërsa ata kujdesen për beben nga dita në ditë. Ju mund të mos e vini re se po ndodh, deri sa shihni buzëqeshjen e parë të bebes dhe papritur, të kuptoni se jeni mbushur me gëzim e lumturi.
Ne duhet të përpiqemi të mos shqetësohemi sepse kështu do të mbajmë në ekuilibër mendjen dhe trupin tonë.
Ju mund të filloni ta hiqni shqetësimin, stresin nga jeta juaj, nëse bëni disa gjëra të thjeshta:
Së pari – Përpiquni të kini një perspektivë pozitive mbi jetën. Shihni gjërat e mira, mos mendoni gjithmonë për gjërat e këqija që ju ndodhin.
Më pas – Përpiquni të gjeni mënyra të shëndetshme për t’u përballur me shqetësimin/ stresin…Flisni me një mik/mikeshë që i besoni rreth asaj gjëje që ju shqetëson. Përpiquni të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si reagoni ndaj stresit dhe bëni ndonjë ndryshim që mendoni se do t’ju ndihmojë. Për shembull, nëse jeni të shqetësuar për shëndetin e bebit tuaj
Mund të duket sikur nuk mund të bëni asgjë rreth nivelit të stresit që keni. Por, lajmi i mirë është ky: Ju mund të keni mbi stresin dhe shqetësimin, më shumë kontroll nga sa mund të mendoni. Në fakt, nëse kuptoni se e keni jetën tuaj nën kontroll, do të thotë se keni filluar të keni kontroll edhe mbi nivelin e stresit.
Si mund ta keni këtë kontroll? Si fillim, është e nevojshme të merrni kontrollin e mendimeve dhe ndjenjave tuaja. Kjo do t’ju ndihmojë të përballeni me problemet në një mënyrë më pozitive.
Disa ide për të marrë kontrollin mbi shqetësimin
Së pari – Mendoni pozitivisht, bëni një listë të gjërave pozitive që keni në situatën ku jeni. Mos u ankoni, por jini mirënjohës. Është vërtetuar shkencërisht se mirënjohja ndikon pozitivisht në përballjen me shqetësimin.
Së dyti – Mbani një ditar për gjërat që ndodhin me bebin.
Së treti – Këndojini këngë bebit tuaj, përkëdheleni nëse ju lejohet.
Së katërti – Shmangni zënkat. Fjalët e rënda lëndojnë. Ato dëmtojnë e shkatërrojnë lidhjet. Nëse dikush po bën apo thotë diçka që ju shqetëson, me butësi i thoni se si ndiheni. Përpiquni t’i shprehni ndjenjat me dashuri, në vend që të qëndroni në qetësi. Nëse nuk flet për ndjenjat do të ndiheni më keq dhe akoma edhe më të shqetësuara. Zgjidhni që rregullisht të gjeni kohë për t’u qetësuar e për t’u çlodhur. Nëse e bëni këtë, do ta përballoni më mirë stresin.
Referencat: Ky material është marr nga liberthi “Ti je mami më e mirë në botë” botuar nga TWR Radio Albania, TWR Shpresë për Ty dhe Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës.