Shërbimet tona

Shërbimet që ne ofrojmë

Urime!

Nëse jeni duke pritur një foshnjë ose sapo keni lindur, ne festojmë me ju. Ky është një sezon i veçantë i jetës dhe ne dëshirojmë të ju mbështesim gjatë këtij tranzicioni të madh.

Kurse prenatale

Ne ofrojmë kurse prenatalë në internet dhe fiikisht në Tiranë. Ne mësojmë për lindjen, kujdesin për një foshnjë të re, ushqyerjen me gji, pas-lindjen dhe ndihmën e parë. Për t’u regjistruar, klikoni këtu! Për kurset tona në internet, klikoni këtu!

Vizita në shtëpi

Ne ofrojmë vizita në shtëpi në Tiranë, për mbështetje në ushqyerjen me gji. Mund t’ju ndihmojmë të përgatiteni për ushqyerjen me gji, t’ju udhëzojmë në ditët e para dhe të korrigjojmë çdo sfidë me të cilën mund të përballeni.

Kontaktoni me ne për të caktuar një takim.

Mbështetje dhe edukim

Na ndiqni në media sociale për t’u informuar rreth eventeve dhe shërbimeve të tjera që janë të orientuara drejt nënave. Ne punojmë shumë për të ofruar mbështetje dhe burime të provuara, për t’ju ndihmuar të arrini sukses në prindërim!

A7C00949
image

Konsulta që ofrojmë

Në internet ose në Tiranë
01

Ndihmë për ushqyerjen me gji

Çfarë bëjmë:

  • Vlerësojmë gjirin tuaj dhe kapjen e foshnjës tek gjiri
  • Vlerësojmë foshnjën për një lidhëz gjuhe
  • Peshojmë foshnjën para dhe pas ushqyerjes për të ditur sa ml ka marrë
  • Ndihmojmë me pompimin
  • Të mësojmë si të përdorni një SNS (sistemin shtesë të ushqyerjes me gji)
  • Krijojmë një plan të ushqyerjes
  • Menaxhim mastitit, kanale të bllokuara, furnizimim e ulët, furnizimin e tepërt, dhimbjeve, infeksioneve dhe më shumë
02

Përgatituni për lindjen

Çfarë bëjmë:

  • Diskutojmë për çfarë duhet të prisni para, gjatë dhe pas lindjes.
  • Flasim për menaxhimin e dhimbjes
  • Diskutojmë për avantazhet/mbetjet e një C-seksioni ose lindjeje natyrale
  • Krijim i një plani lindjeje
  • Vëzhgim fizik dhe ushtrime për ndihmën gjatë lindjes
  • Përgjigjemi në çdo pyetje që mund të keni
  • Përgatitje për ushqyerjen me gji dhe pas lindjes
03

Ndihmë paslindje

Çfarë bëjmë:

  • Ju mësojmë se si të kujdeseni për foshnjën tuaj
  • Si të lani bebin dhe zonën rreth kordonit umbilikal
  • Ndërrimin e pelenave
  • Pyetje për ushqyerjen me gji
  • Diskutojmë ndryshimet paslindje për nënën

Jemi këtu për t'ju mbështetur dhe inkurajuar!

Scroll to Top