Rreth nesh

Ne ekzistojmë për të ndihmuar nënat të lulëzojnë

A7C00600

Historia jonë

Themeluar në vitin 2019, filluam si një hapësirë ku nënat e reja mund të mblidheshin për ushtrime fizike dhe klasa prenatale. Gjatë pandemisë së COVID-19, ne mbyllëm ndërtesën tonë dhe tani fokusohemi në vizita në shtëpi dhe klasa prenatale në vende të ndryshme rreth Tiranës.

E ardhmja jonë

Ne shpresojmë të arrijmë më shumë nëna të reja në Shqipëri, për të siguruar që çdo familje të ndihet e edukuar dhe e mbështetur gjatë lindjes dhe ushqyerjes me gji.

Planifikojmë të rritim ekipin tonë dhe shërbimet tona për të ofruar më shumë mundësi për nënat në Shqipëri dhe jashtë saj, për të gjetur informacionin dhe kujdesin që u nevojitet për të pasur një zhvillim të suksesshëm.

Vizioni
Ne dëshirojmë të shohim nëna të suksesshme.
Misioni
Jemi këtu për të edukuar, fuqizuar dhe mbështetur familjet gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes në Shqipëri dhe në të gjithë botën.
Drejtoreshë Ekzekutive

Lizi është nga Amerika dhe ka jetuar në Tiranë për rreth 18 vjet. Ajo ka shërbyer si anëtare e bordit dhe tani, si drejtore e Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës për 9 vjet.

Lizi ka pasion fuqizimin e nënave dhe t’i ndihmojë ato të mësojnë të kujdesen mirë për veten dhe familjen e tyre. Ajo jeton në Tiranë me burrin dhe fëmijët e saj. Ka lindur tre fëmijët e saj në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Jam e angazhuar të shoh prindërit e rinj dhe bebat të përparojnë këtu në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Jam falenderuese që mund t’ju ndihmoj që të rriteni në gëzimin dhe vetëbesimin në rolin tuaj të ri!

Elizabeth Grezda (Lizi)

Njihuni me ekipin tonë

Esmeralda Gjini / Dervishi

Mami

Esmeralda është një mami e diplomuar dhe e licensuar, me Master në Infermieri Kirurgjikale dhe përvojë disa­vjeçare me nënat dhe fëmijët në spitalet e Tiranës dhe Durrësit. E martuar dhe nënë e dy fëmijëve, ajo është e përkushtuar të ofrojë mbështetje cilësore gjatë lindjes dhe ushqyerjes me gji.

Specializimet:

  • Vizita në shtëpi
  • Vizita në qendrën MamiCare
  • Klasa prenatale në shtëpi & qendër
  • Konsulta laktacioni online dhe fizike
  • Mjekim plagësh

Me profesionalizëm dhe kujdes, Esmeralda mbështet çdo nënë në rrugëtimin e saj drejt prindërimit.

Gajl Lilo
Gajl Lilo

IBCLC

Gajli u ka shërbyer familjeve në Shqipëri që nga viti 2004 dhe është IBCLC që nga viti 2014. Ajo e ka pasion të shoqërojë nënat gjatë rrugëtimit të tyre të gjidhënies dhe prindërimit, duke ofruar udhëzime, mbështetje dhe këshilla praktike të bazuara në prova shkencore. Si nënë, me gjithsej 99 muaj përvojë në gjidhënie, Gajli e kupton mirë gëzimin dhe sfidat e këtij kapitulli të veçantë të jetës.

Specializimet:

  • Mbështetje dhe Konsulta për gjidhënien
  • Vizita në shtëpi
  • Edukim për gjidhënien
  • Udhëzim për prindërit

Ne jemi këtu për t'ju mbështetur!

Duke u përgatitur bashkë për lindjen dhe duke mësuar të kujdeseni për një të porsalindur,
ne jemi pranë jush me strategji të provuara dhe ndihmë praktike për t'ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja.

Scroll to Top