Shumë problemet në lidhje me gjidhënien kanë të bëjë me një kapje jo të mirë tek gjiri.
Nëse nuk kemi një kapje efikase të gjirit do të hasim disa problematika:
E para, zbrazje jo të mirë të gjirit sjell pakësim të qumështit të gjirit dhe bllokim të kanaleve të qumështit. Kjo çon deri në mastit.
E dyta, thithje të ajrit gjatë ushqyerjes përkeqëson kolikat dhe refluksin (kthimin e lëngjeve, të vjellat) tek fëmija.
E treta, thithje e cekët nga fëmija rezulton në transferimin e qumështi në sasi më pak sa duhet dhe për pasojë kemi shtim të pakët në peshë. Fëmija nuk ngopet dhe zgjohet shpejt nga gjumi.
E katërta, mund të kemi çarje, gjakosje, dhe dhimbje të thithave që nuk shërohen.
E pesta, axhitimi të fëmijës nga fluksi i ulët i qumështit si pasojë e një kapje të cekët, jo të plotë, dhe të thellë mund të rezultoi.
Në fund, një kapje jo-optimale, mund të çojë situata në pikë që fëmija mund të refuzojë gjirin.
Prandaj, kur drejtohen mamatë tek MamiCare për problemet në gjidhënie, një nga gjerat që ne e shohim është nëse bebi ka një kapje e mirë tek gjiri.