Qelizat Staminale: Çfarë duhet të dini?

Korriku është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për qelizat staminale. Kemi mbledhur disa fakte për ju prindërit që jeni duke menduar për të mbajtur ose jo qelizat staminale që ndodhen në kordonin umbilikal gjatë lindjes së bebit.

Në Shqipëri prindërit kanë mundësi tani për të mbledhur qelizat staminale. Sot ka kompani në treg që mbledhin dhe ruajnë gjakun nga kordoni i fëmijës për nevojat e fëmijës vetë ose një motër ose vëllai më vonë. Aktualisht, nuk ekziston një bankë publike këtu, por shpresojmë që në të ardhmen mund të hapet mundësia.

Disa arsye pse mund të mendoni se është me vlerë për të ndjekur ruajtjen e qelizat staminale në lindje.

Trajton Sëmundjet Sot

Qelizat staminale të gjakut fetal tashmë përdoren për të trajtuar dhe shëruar mbi 80 sëmundje të rrezikshme për jetën, përfshirë shumë kancer, deficite imune dhe çrregullime gjenetike.

Ofron Shpresë

Gjaku fetal po bëhet kritik për fushën e re të mjekësisë rigjenerative për të trajtuar potencialisht autizmin, paralizën cerebrale, dëmtimin e këmbës së kurrizit, diabetin, dëmtimin e trurit dhe më shumë.

E Sigurt

As nënës as fëmijës nuk i bëhet dëm gjatë mbledhjes së gjakut fetal dhe mbledhja nuk pengon procesin e lindjes.

Lehtësisht e Aksesueshme

Për transplantet e qelizave staminale, gjaku fetal ka shumë avantazhe të dallueshme krahasuar me burimet e tjera të qelizave stemë si mëlçia. Gjaku fetal është i lehtë për t’u mbledhur, ruajtur dhe për të aksesuar shpejt kur është e nevojshme.

Nuk është problematik nga ana morale

Ndryshe nga qelizat steminale embrionale (marrë nga embrioni), gjaku i fetusit në kordon nuk është kontroversial ose problematik nga ana morale në ndonjë mënyrë, sepse mblidhet vetëm pas lindjes.

Scroll to Top