lindje me operacion

Lindje me Operacion

Ndërhyrja me operacion çesarian është një ndjenjë që është kaq e vështirë për t’u shpjeguar. Gjatë një lindjeje vaginale ju jeni shtrirë në shtrat në lindje duke shtyrë dhe duke bashkvepruar në mënyrë aktive për të nxjerrë fëmijën tuaj jashtë. Por për një lindje me prerje cezariane, ju jeni shtrirë në tavolinë, duke i ngulur sytë në tavan, duke pritur në heshtje për të qarën e parë të foshnjës tuaj. Kjo është nëse keni një seksion cezarian jo emergjent.

GOJË E THATË SHUMË

Një gjë që mbaj mend që më shqetësoi shumë ishte goja ime që më dukej sikur kisha pambuk. E  vetmja gjë që doja ishte të pija ujë.

 SUPER FTOHTË DHE TË DRIDHURA

Direkt sa të dilni nga salla , do ndjeni të dridhura dhe shumë ftohtë. Mos u frikësoni nga kërcitja e dhëmbëve tuaj.

ËNJTJA E KËMBËVE

Këmbët e ënjtura janë një simptomë e operacionit çezarian.Zakonisht edema qëndron pas lindjes me operacion për disa ditë .

HEMORAGJIA PAS OPERACIONIT ÇESARIAN

Ajo çka shumë nëna nuk dinë është që pas operacionit çesarian , do kenë hemorragji për rreth 6 jqvë.  Pas lindjes do keni asistencën e mamisë për të  masazhuar fundusin për të ngurtësuar mitrën dhe për të më parandaluar hemorragjinë. Dhe kjo është shumë e dhimbshme! Mamia gjatë masazhit vëzhgon hemorragjinë dhe nëse sasia është shqetësuese, duhet të kërkohet asistenca e mjekut obstetër.

PO SI MUND TA LEHTËSOJMË REKUPERIMIN NGA C SECTION?

Unë rekomandoj të ecni dhe të lëvizni sa më shpejt që të mundeni. Duke e bërë këtë më shpejt këtë herë të dytë ka bërë një ndryshim të madh në procesin tim të rikuperimit. Kjo do të ndihmojë në një rikuperim më të shpejtë.

Pasi plaga juaj të shërohet dhe mjeku juaj t’ju japë aprovimin, mund të filloni ta masazhoni plagën për të ndihmuar në zbutjen e indit të trashë të plagës.

Gjithashtu, pini gjithmonë shumë ujë dhe mos harroni të ushqeni trupin tuaj me ushqime të shëndetshme dhe ushqyese.

Mos harroni, një mami e shëndetshme, ofron një rritje optimale për të vegjëlit e saj!

Eralda Kraja, mami

Scroll to Top