Lani duart. Bëni gati të gjitha sendet që ju duhen për banjën. Këtu përfshihen shtupë e pambuktë, shampo, të paktën një peshqir të pastër, një pampers dhe rroba të pastra.
Mbush legenin rreth 13 cm me ujë, ose mjaftueshëm që bebi të zhytet në ujë me shpatullat e mbuluara.
Sigurohuni temperaturën e ujit të jetë i ngrohtë dhe jo i nxehtë. Nëqoftëse keni termometër uji, temperatura e ujit duhet të jetë 37 °C. Nëqoftëse jo, fusni bërrylin në legen dhe uji duhet të jetë i ngrohtë sa ta duroni ju.
Merreni bebin në vendin ku do të kryeni banjën dhe zhvisheni atë, duke i hequr edhe pampersin. Mbështilleni me peshqir duke i lënë kokën të zbuluar, dhe lajini fytyrën dhe flokët. Në këtë mënyrë nëqoftëse bebit nuk i pëlqen, mundet që ti bëni një banjë të shpejtë të trupit.
Pastro sytë, veshët, fytyrën dhe qafën.
Pastroje bebin nëqoftëse është i ndotur përpara se ta futësh në ujë.
Fillimisht fut këmbët e bebit në ujë dhe fikso qafën duke i kaluar krahun pas saj. Uji duhet ti mbulojë shpatullat që të mos ketë ftohtë.
Për larje duhen përdorur shampo me pH neutral të përshtatshme për fëmijë. Ose mund të shtoni emolient në ujë nëqoftëse lëkura është e thatë.
Nëqoftëse keni vendosur të mos përdorni shampo duhet detyrimisht zonën e genitaleve ta pastroni me një detergjent (shampo). Lëkura e bebeve ka një përqindje më të lartë yndyre se ajo e të rriturit. Dhe kjo është arsyeja pse duhet përdorur edhe shampoja për pastrimin e lëkurës.
Pasi keni mbaruar banjën, bebi me një dorë kapet nga koka dhe me dorën tjetër tek të ndenjurat.
Vendose mbi peshqir, thaje shpejt dhe vendosi pampersin. Përdor një tjetër pelenë të thatë për ta tharë mirë në të gjitha plikat dhe bëji masazh për rreth 10 minuta nëqoftëse ambienti është mjaftueshëm i ngrohte.
Mund të përdorni edhe emolient nëqoftëse lëkura e bebit tuaj është e thatë.
Së fundi visheni bebin me ndërrresa të pastra, mbështilleni me një pelenë të pastër dhe përkëdheleni dhe thuajini fjalë të ëmbla.