Kursi Prenatal

  • Admin bar avatar
    Ledja Toro
  • 45 (Regjistruar)
  • (0 Review)
WhatsApp Image 2020-04-24 at 07.21.46
21
Kor
Falas

Përshkrimi i Kursit

Është e rëndësishme për të filluar ndjekjen prenatal sa më shpejt që të jetë e mundur në shtatzëni. Kjo mund të ndihmojë në reduktimin e mundësisë së lindjes së parakohshme. Një kontroll para konceptimit do t’ju ndihmojë të përgatiteni për shtatzëninë. Kujdesi prenatal i hershëm dhe i rregullt do t’ju ndihmojë të keni një shtatzëni dhe fëmijë të shëndetshem. Kujdesi prenatal përfshin vizita të rregullta me një ofrues të kujdesit shëndetësor dhe mund të përfshijë gjithashtu teste dhe procedura të ndryshme për të monitoruar shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fëmijës.

Klasat prenatale janë një hap tepër i rëndësishëm gjatë kohës që një femër përgatitet për tu bërë nënë dhe vetë ҁifti përgatitet për të mirëpritur një fëmijë në mesin e tyre.

Rezultatet e studimeve ndërkombëtare kanë treguar se pjesëmarrja gjatë klasave përgatitore para lindjes ndikon në:

  • rritjen e vetëbesimit tek nënat për lindjen e fëmijës
  • uljen frikën gjatë lindjes 
  • reduktimin e ndjenjës së ankthit tek nëna
  • për të pasur një ushqyerje me gji më të suksesshme 
  • përmirësimin e marrëdhënieve së grave shtatzëna me profesionistët e shëndetit.
  • përmirësimin e gjendjes emocionale dhe psikologjike gjatë periudhës para dhe pas lindjes
  • reduktimin e shkallës së lindjeve me operacion

Certifikimi

Në përfundim të këtij kursi ju do të pajiseni me Certefikatën MamiCare.

Instruktor

Admin bar avatar

Dr. Ledja Toro, mjeke gjinekologe e specializuar në obsetrikë gjinekologji, lektore në klasat Prenatale te Fondacionit Spitalor te Nenes dhe Femijes ne SUOGJ ''Mbretëresha Geraldinë'' dhe koordinatore në disa projekte shkencore mjekësore të një rëndësie të veçantë. Dr. Ledia njekohesisht sherben dhe në spitalin Salus në Tirane.

Admin bar avatar

Anne Kretschmer është nga Gjermania.  Me profesion ëshë mami dhe punonjese sociale. Anne ka 5 vite eksperiencë në punë si mami. Ka punuar në sallën e lindjes dhe në repartin e lehonave ne Gjermani.  Ajo gjithashtu është trainer e certifikuar për SuperMamaFitness. Anne prej dy vitesh punon si Mami vullnetare pranë Fondacionit Spitalor të Nënës dhe Fëmijës dhe MamiCare Center.

0.0

0 vlerësim

5 yje
0%
4 yje
0%
3 yje
0%
2 yje
0%
1 yll
0%
Falas

30-Day Money-Back Guarantee

Përfshin

  • Informacione të përgjithshme mbi shtatëzaninë tuaj dhe gjithçka që ju nevojitet të dini për zhvillimin e bebit tuaj gjatë 3 trimestreve
  • Gjithҁka që duhet të dini rreth lindjes natyrale dhe cezariane
  • Si lahet dhe si vishet bebi
  • Kujdesi për veten dhe për foshnjën tuaj pas muajit të parë të lindjes 
  • Klasa e Lindjes dhe përgatitja- Të kuptuarit mbi proçesin e lindjes, frymëmarrjen dhe mënyrat e relaksimit 

Kalkuloni datën e Lindjes (e përafërt) :

Cikli i fundit menstrual :

Data e mundshme e ngjizjes :

( rreth 2 jave pas ciklit të fundit )

Mosha e fetusit :

Javë Ditë

Rangu i datës për Translucencën Nukale: :

( 12 javë e 3 ditë - 13 javë e 3 ditë )

19 javë/data e testit morfologjik : :

Data e përafërt (40 javë) :

On , you will be javë ditë shtatëzënë.

Data e kaluar e ekografise dhe mosha e fetusit në atë ditë: :

Javë Ditë